Studentët e Universitetit të Tiranës shprehen masivisht pro zhvillimit të mësimit në auditore dhe kundër bllokimit nga një grup i vogël të rinjsh të lidhura me forumet politike.
Së fundmi, 85 % e studentëve të ekonomikut janë përgjigjur me pro mësimit në fakultetin e tyre, nga një pyetësor i zhvilluar brenda fakultetit.
Me sa duket, pasi kanë marrë përgjigje për shqetësimet që adresuan në protestën e dhjetorit, studentët janë tanimë të bindur që të vijojnë normalisht mësimin, ndërkohë që një grup i vogël përpiqet të mbajë të bllokuara hapësirat universitare.