Kur vjen puna tek familja, shpesh sukseset dhe dështimet ndahen bashkë dhe të gjithë janë aty për të përjetuar të gjitha anët e medaljes: pozitive apo negative qofshin!
Në rastin konkret bëhet fjalë për një super arritje, për të cilën moderatorja e njohur shqiptare është më shumë se krenare. Zyrtarisht nga sot, vëllai i Turjan Hyskos, bashkëshortit të saj gëzon statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndaj, kur thamë në krye të herës që sukseset sidomos brenda familjes ndahen njësoj, nuk e kishim të nxituar qasjen. Sepse Orinda Huta, ka motive të forta për t’u ndjerë krenare për arritjen e radhës së kunatit të saj, Eljo Hyskos.
Ndaj, edhe me një foto të postuar së fundmi në Instastory, teksa deputeti i ri provon një kostum të bërë me porosi, prezantuesja simpatike gjen rastin për t’i thënë edhe dy fjalë të dedikuara për të. “Rruga jote qoftë plot dritë dhe plot bekime! Të dua Eljo Hysko”, i shkruan ajo në postimin e fundit.