osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kunati i Mediu i jep bandillit trafikant të Manastirliut tender 900 milionë lekë në fshehtësi. Kush është Topçiu i arrestuar për trafik ilaçesh që fluturon me paratë publike

Kunati i Mediu i jep bandillit trafikant të Manastirliut tender 900 milionë lekë në fshehtësi. Kush është Topçiu i arrestuar për trafik ilaçesh që fluturon me paratë publike

Me ardhjen e zgjedhjeve lokale nuk ka mbetur bashki në vend që nga më e madhja e deri tek më e vogla pa shfrytëzuar rastin.

Me qindra tendera me shifra të majme janë organziuar këto kohë nga këto institucione lokale vetëm e vetëm që të kënaqin sa më mirë xhepat e atyre që mund të sigurojnë vota në favor të tyre.

Interesant është fakti se përveç bashkive, zgjedhjet i ka shfrytëzuar mjaft mirë edhe Celibashi i KQZ për të bërë një dorë të mirë me para. I tillë duket edhe rasti i tenderit që po ju paraqesim sot.

Celibashi ka organizuar një tender “fshehtas” për blerje vulash (kode) sigurie për zgjedhjet.

Themi fshehtas pasi procedura e tenderit është e tipit me negocim, pa njoftim. Pra askush nuk ka patur informacion përveç vetë Celibashit të KQZ dhe natyrisht firmave pjesëmarrëse.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60389-02-24-2023 dhe me objekt “Blerje vula (kode) sigurie për zgjedhjet e vitit 2023” për një fond limit prej 75,218,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Fituese e këtij tenderi me negocim dhe pa njoftim është shpallur firma Farma Net Albania e Sokol Topçiut. Ky i fundit ka marrë miliarda lekë tendera nga institucionet shëndetësore por si duket ka filluar të përfshihet edhe me zgjedhjet.

Oferta e tij ka qenë 72,031,300 lekë të reja pa TVSH ose rreth 865 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë po të krahasohet me vlerën e fondit limit, rezulton të jetë sa 95.76% e tij duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Epo, shpresojmë se me vulat e sigurisë së Sokol Topçiut siguria e zgjedhjeve lokale të 2023 do të jetë në “duar të sigurta”. (JOQ)

Kujtojmë që Celibashi është kunati i Fatmir Mediut. Mes kunetërve pati një krisje, kur Celibashi mësoi se gruaja e tij Ardiana Mediu ishte në makinë me Sokol Olldashin natën e aksidentit fatal, të 20 nëntorit 2013.

Celibashi dha dorëheqjen si ministër i qeverisë Rama për të reflektuar. Çifti u pajtua pasi në mes ishin edhe shumë para, fije politike dhe interesa.

Nga ana tjetër, Sokol Topçiu, i arrestuar për trafik ilaçesh, njihet si njeriu që shëtit në jaht ministren Manastirliu, ndërsa kjo e fundit ka kaluar miliona euro në llogaritë e Topçiut me tendera klientelistë.

Topçiu ka pasion edhe fluturimet.

Ka dyshime se letrat e tenderave i kopsit ‘ujku i vjetër’ Genc Ruli, i cili ka qenë më parë shef i burrit të Manastirliut. Kjo e fundit i ka fshehur pasuritë e korrupsionit në emrin e të vëllait, për të cilin do të flasim në vijim.