Tre parti parlamentare holandeze kanë bërë një rezolutë ku kërkojnë mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, më 28 qershor.
I entuziasmuar nga vendimi, Kunati ka postuar një falenderim për partitë holandeze:
“Një falenderim të veçantë për tre partitë politike holandeze, që kanë marrë vendimin e duhur.
Motra ime si qytetare holandeze, dhe mbesat e mija, janë krenare që kanë një atdhe të dytë, që di t’i tregojë vendin atdheut të parë.
Edhe pse Luli i ka bërë gjithë përpjekjet e mundshme që të mos hapen negociatat, edhe pse opozita çdo ditë ka punuar për këtë objektiv, edhe pse Rama është munduar të korruptojë me paratë e drogës kryeministrat e Europës, në fund të fundit, ju respektuat zërin e qytetares tuaj, motrës sime, që është dhe zonja e parë e opozitës.
Duke respektuar dëshirën e saj, ju në fakt e keni kurorëzuar atë kryeministren tuaj në Shqipëri, dhe shpresoj që t’ia arrijmë sa më shpejt kësaj dite.
Holanda ka qenë një vend që ka pas kolonitë e veta dhe që tashmë ka dy shekuj që është tërhequr, por ne ju premtojmë si familje, se në ditën që motra ime bëhet zonjë e parë në Shqipëri, ne do jemi kolonia juaj.
Ne nuk do lejojmë liberalizimin e hashashit dhe mbjelljen e tij në gjithë Shqipërinë, siç ka bërë Edi Rama.
Ne kemi logjistikën tonë dhe standartin “Lazarati”, që do të thotë sipërfaqe të mëdha në një vend, përpunim cilësor dhe krijimin e markës Lazarati në treg.
Të vjen keq tani kur në dyqanet e hashashit në Holandë, nuk e gjen më markën e vjetër Lazarati, dhe është zëvendësuar me marka kopjace.
Ne ua premtojmë këtë.
Më 28 qershor do të jemi tek shtëpia jonë në Holandë, se kemi dhe ditën e vaditjes së luleve dhe do ta presim atje të gëzuar vendimin tuaj.
Mirënjohje atdheut të dytë të Lulit dhe atdheut të parë të motrës sime.”