Lulzim Basha është duke mbajtur një takim me qytetarët e Beratit për prezantimin e platformës, që sipas tij do të ndihmojë për çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.
Basha kërkoi që të futen në burg disa politikanë duke pretenduar se pa ndëshkuar këta persona nuk ka drejtësi.
“Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri dhe Qazim Sejdini duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.
Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha Basha.
Mirëpo, Basha në Berat kishte shkuar me “bishën” e tij Benz 500 S me vlerë 120 mijë euro dhe siç duket aq i pasur është dhe aq pretendues, sa kjo makinë i duket “barakë”, si biçikletë.
Askush nuk mund ta përkthej këtë idiot, kur mban çdo ditë konferenca me makinën e tij superluksoze, gjoja për qytetarët, se kujt i drejtohet më këtë deklaratë, që më shumë se kushdo, një nga “ata”, është ai vetë./Ekskluzive.al