Në mbledhjen e Kryesisë së Grupit parlamentar të PD, ka patur sërish debate të nxehta mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka.
Gjatë debatit, Basha ka fyer rëndë disa prej anëtarëve të PD duke i quajtur llumi i qeverisjes në PD. Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër pas këtij debati të bërë publik, duke thënë se llumi i vetëm në PD, është Lulzim Basha.
“Lulzim, nëse ti i drejtohesh një pjese të demokratëve me etiketimin “llum”, të kane lënë nervat!
Në fakt “llumin” e perverseve në PD e ke sjellë ti! Që nga bizneset. “Llum” në kurriz të opozitarizmit, të njerëzve të tu të afërt! Ke sjellë dhe “llum” dashnorësh e dashnoresh që i ke në parlament megjithëse kanë humbur çdo garë elektorale!
Por për të djathtët me “llum” se ata që kanë percarë PD prej 8 vitesh ne “te rinj e te vjeter” nuk ka! Na shpjego kujt i thua “llum”! Mos e ke për ata që të kanë thëne të vërtetën e s’të votojnë ty sa të puqet qielli me tokën! “Llum” që vjedh votat për kryetar partie nuk është parë ndonjëherë! “Llum” që flet tërë PD se u merr kandidatëve për deputetë para, nuk kemi dëgjuar të jetë kryetar i PD në 30 vite!
As “llum” që u premton 5 vetëve njëherësh se do i kandidosh për kryetarë bashkie vetëm se ke frikë nga rivalet për kryetar partie apo “foltorja e Berishës”! Unë personalisht kam të paktën 18 vite që punoj në PD! I vetmi “llum” që kam njohur je ti q po e con PD në humnere me pazare, poshtërsi e paaftësinë tënde epike! Lidh gjuhën se në Kuvend do pastrohet PD nga “llumi”! E “llumi” ka vetem 1 emer! E di vete se c’je!”, shkruan Edvin Kulluri.