Tentativat e ish-presidentit Ilir Meta për të marrë ai rolin e opozitës sa vijnë dhe shtohen. Gazeta “SOT” ka mësuar se në publik dyshja Meta-Berisha shfaqen si miq dhe bashkëpunëtorë, por kreu i PL e ka përgatitur mirë strategjinë dhe ai po pret momentin e duhur për t’i ngulur thikën Sali Berishës.
Ish-presidenti po pret “sy e veshë”, vendimin e Apelit për Partinë Demokratike, i cili pritet t’i japë kredencialet e plota Ilir Metës si drejtues kryesor i opozitës, pasi në prapaskenë kryetari i PL synon që në finale të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Sali Berisha me “Foltoren”, janë pa sigël, pa seli dhe pa vulë, e natyrshëm ata do të varen nga Partia e Lirisë.
Në lëvizjen e tij “Foltore” përveç interesave të ngushta të grupit të ngushtë dhe egos së tij Sali Berisha është i shtyrë dhe i mbështetur fort nga Ilir Meta sepse ish-presidentit i intereson kjo çështje pasi shpreson që të trashëgojë një pjesë të Partisë Demokratike, e cila pas vendimit të Apelit do “të falet” tek Ilir Meta në fund.
Sinjalet se mes Berishës dhe Metës ka tension janë dhënë dhe ditën e djeshme. Berisha u sëmur papritmas. Pra, ose po dergjet në shtrat, ose është duke i përgatitur kurthin Ilir Metës. Ai braktisi këtë mbledhje dhe i nxori në takim Metës Flamur Nokën dhe përfaqësues të tjerë të “Foltores”.
Përçahet opozita
Ky është takimi i parë që Meta zhvillon në selinë blu për vitin 2023 që sapo ka hyrë, ndërkohë që ra në sy fakti se ish-Presidenti është shfaqur i shqetësuar pas “hemorragjisë” që ka pësuar partia e tij në Shkodër, ku deputeti Agron Çela dhe kryetari i PL, Edmond Ndou iu bashkuan PS-së.
Meta ka zgjedhur të mos e komentojë kalimin e deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste, por ka shtura sulmet ndajë kryeministrit Edi Rama dhe madje ka kërcënuar me revolucion. “Nuk shqetësohem për merkato e Rilindjes. PL do jetë një faktor vendimtar për të realizuar këtë ndryshim që presin qytetarët shqiptar në të gjithë Shqipërinë. Do jetë faktor për triumfin e kandidatëve të opozitës, në Tiranë Belind Këlliçi, në Durrës Igli Cara, në Elbasan Luçiano Boçi.
Përballja e PL me këtë regjim mafioz që ka nxjerrë në tregun e zi çdo interes publik. Nuk jam këtu për tu marrë me çështje të cilat i mbulon Spiropali. Nuk merrem me të deleguarën e Rilindjes, por me Edi Ramën që do të çmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje e çfarëdollojshme mafioze që ai bën. Besoj se kjo është shumë e qartë. Sali Berisha i mundi të gjithë më 6 mars në Shkodër pa vulë e pa seli. Kudo rritja e Partisë së Lirisë do jetë spektakolare”, deklaroi ai.
Zgjedhjet vendore, Meta: E dimë që Rama nuk pranon garë të barabartë
Më tej kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama nuk do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit, por është i bindur se do të arrijnë të mposhtin PS.“Besoj se jemi shumë të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit do jetë e barabartë. Rama me ato afera që ka kryer do të pranonte një garë të barabartë e të mos pranonte shtetin e inkriminuar.
Por jemi të sigurt se qytetarët shqiptarë do të japin përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit. Në këto 4 vite, pushteti vendor ka qenë i paligjshëm dhe tërësisht bunker për qytetarët. Rilindja jo vetëm që ka pasur përgjegjësitë por pjesë e madhe e bashkive kanë shpallur falimentimin. Nuk besoj se të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo qeveri në kundërshtim të qartë me të gjitha standardet demokratike do t’i kenë rezultatet që shpreson për arsyen se qytetarët e kuptojnë se ç’kapja e shtetit do t’i japë frymëmarrje. Do garantojë llogaridhënien që është përjashtuar dhe në çdo rast e dini që zgjedhjet e 14 majit janë tmerr për Ramën se e kontrollon 100%. Ai e di mirë që situata në 14 maj do jetë mesazh i fortë ndryshimi”, u shpreh Meta. /SIDORELA BRAÇJA