osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kukuvajkat!

Kukuvajkat!

Nga Anri Bala

Vendimi i rëndësishëm i ditës së djeshme, për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë, ishte me të vërtetë një ditë e veçantë, për shumë shqiptarë.

Them për shumë, se nuk mund të themi për të gjithë… kur në këtë vend të bekuar jeton edhe një racë e mallkuar, që nuk e di se çfarë mitre e ka ngjizur, antishqiptarë, por “patriotë”, që dje kanë qarë, pavarësisht se me shpirt ndërdhëmbë, janë munduar të qeshin… duke heshtur.

Kjo racë, as që u ndje, a thua sikur kishte rënë mortaja, në shtëpinë e tyre dhe po priste të merrte veten nga goditja. Përveçse dy tre të dëbuarve, si plangëprishës, që i jepnin këshilla qeverisë dhe i tregonin vendin “hajnit të partisë”, të gjithë heshtën deri dhe mediat e tyre të krra-krraut.

Asnjë fjalë, asnjë klithmë, asnjë krra-krra, nga ato të përditshmet… korbash. Korbat që kanë ditë, muaj, e vite që krrakërisin, e harruan këngën! Madje, u shqetësuam, se përse kaq shpejt u erdhi ngordhja… se edhe korbat duhen, për veshët shurdhë dhe ata të zënë me dyllë?! Por gabuam, sepse u zgjuan… të trembur, por  gjallë dhe gjallë!

I pari “kukudhi” nga ërrësira, kërcëlliti dhëmbët që i kanë mbetur në gojë, kur kryekorbi e zbrazi thesin e gurëve, duke i qëlluar “Shqipërisë me gurin e fundit”: Do ta shikoni në Qershor!

Pas tij, tufa e mbetur nga bomba e fundit që ra mes tyre, e mori sinjalin e krrakëritjes së mekur të kryekorbit. U gjallërua edhe ajo! Ca korba minaresh e qiparizesh, që nuk besonin se  Doruntina mbërriti në shtëpi, filluan avazin për copën e djathit të humbur, duke u pikëlluar për gëzimin e të tjerëve, që nuk bënin pjesë në racën e tyre.

Këtyre të shkretëve, që i duan, e kanë folur me kukudhin, duke krrakëritur si korbat përditë, po u themi: Mos mbani shpresë, sepse ka rënë “flama”, edhe nëse vazhdoni krrakërisjen përsëri, asgjë nuk do ndryshoi për ju!

Ndërsa, orlat e racës pa ngjyrë dhe moral, që silleshin rrotull, për të rrëmbyer çfarë u shikonte syri, u kthyen në kukuvajka. Kanë ditë që qajnë… e na qajnë se: Ditë të këqija po vinin, e se pas këtij vendimi nga “shurdhët dhe qorrat” europian, për Shqipërinë e friksuar, që nuk do të dijë nga të shkoi, foleza më e ngrohtë është ajo e saj me lesh, li dhe miell p…, ku mund të strehohesh nëse paguan, e askush nuk mund të të gjejë e të të trazoi.

“Drejtësi e kapur, krim i madh, vjedhje e madhe dhe kthim mbrapa, si në vitet më të këqija”, parashikon më i famshmi i racës së këtyre  grabitqarëve, “petriti pa pupla”, që po na ruan nga larg, e po na lajmëron, për të na shpëtuar nga… vetvetja e të tijët. Në të vërtetë, nuk e presin Shqipërinë dhe shqiptarët ditë më të zeza, por grabitqarët e llojit “antishqiptar patriot”.

Tashmë, nuk ka arsye që të besojmë kukuvajkat, që po vajtojnë, për vdekje e ngordhje mes tyre, por duhet t’i ndihmojmë grabitqarët, që po u bien puplat nga “flama”, që sa më shpejt të futen në ujin e valuar, duke mos i lënë të presin me tmerr, për të marrë atë që u takon sojit të tyre… thikën e kasapit!/Tellalli