Bekim Zogaj është arbitri me pasaportë zvicerane që ka korrur sukses të jashtëzakonshëm. Gjithmonë e më tepër po shtohet besimi për të, teksa ka qenë pjesë e shumë ndeshjeve të Champions League.
Në një intervistë për “GazetaBlic Sport”, Zogaj ka treguar edhe një moment interesant që lidhet me Amir Rrahmanin gjatë një ndeshje në Europa League, disa kohë më parë kur mbrojtësi luante me Dinamo Zagreb.
“Gjatë ndeshjes në mes Anderlecht dhe Dinamo Zagreb në Europa League me ka ndodhur një moment shumë interesant, atje ku pjesë kryesore ishte edhe futbollisti kosovar, Amir Rrahmani.
Derisa ndeshja po luhej, unë i fola në gjuhën shqipe atij, kurse ai i habitur mu drejtua: ‘Kuku, a shqiptar je a’?”, tha Zogaj.
Kujtojmë se Amir Rrahmani po luan sezonine tij të dytë me Napolin dhe tashmë është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për Luciano Spallettin.
Rrahmani u zgjodh si futbollisti më i mirë i vitit 2021 në Kosovë. Gjithashtu, vlera e tij ka pësuar një rritje të ndjeshme sipas transfermarkt, pasi tani kushton 23 milionë euro.