Në simpatizant i Sali Berishës ka realizuar ëndrrën e tij gjatë “Foltores” së ish-kryeministrit në Kukës. Qytetari kërkoi të bëntë nje foto me liderin historik të PD, që të mos vdesë pa patur një të tillë.
Edhe pse shkaktoi humor dhe të qeshura, Berisha ja plotësoi detyrën dhe e priti për një foto.
“Përshëndetje Doktor Berisha, falenderimet më të përzemërta. Qendra ime ka qenë gjithmonë blu, qendër e vogël me fuqi të madhe. Jam kryetar i seksionit, i deleguar në Kuvend.
Te trau i Kukësit kur kam përmendur emrin tënd më kanë arrestuar, por votën në shtëpinë time s’kanë arritur kurrë ta marrin. Më ka arrestuar i biri i Kristaq Ramës. 14 anëtarë të familjes time janë pro Partisë Demokratike, pro Berishës. Kam edhe një fjalë, edhe me vdek ta bëj një foto me ty. Edhe po vdiqa, dua të kem një foto me ty “, tha qytari.