osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kujtim Spahivogli, imazhi i artistit shqiptar

Kujtim Spahivogli, imazhi i artistit shqiptar

Kujtim Spahivogli ka qenë një ndër aktorët dhe regjisorët më të mirë të teatrit shqiptar. Sot emri i tij është mjaft i lakuar edhe pse një nga teatrot më prestigjozë të kreqytetit, mban emrin “Kujtim Spahivogli”

Kujtimi ka merita të veçanta si regjisor pasi futi në teatrin tonë mjaft elemente të reja të regjisurës bashkëkohore, trajtoi me sukses eksperimente të guximshme që i dhanë një ndihmesë të ndjeshme teatrit tonë për të konsoliduar fytyrën e vet.

Portreti i tij i lejonte të vendosesh në role të shumta, ku interpretimi brilant bëri që artisti të spikatej në arenën kombëtare

Fëmijëria

Kujtim Spahivogli lindi më 30 korrik të vitit 1932 në Lushnje dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987. Një nga personalitetet më të shquara shqiptare, ku emri i tij është në memorjen e të gjithë shqiptarëve.

Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët brilantë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Kombëtar.

Teatër

Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Kombëtar ishte Xherxhinski në dramën “Orët e kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjeset: “I Çuditëshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Kujtim Spahivogli është themeluesi i Fjalës artistike.

“Kujtim Spahivogli ka qenë bashkëmoshatar me mua, në një shkollë me mua, një vit më poshtë. Studioi në Bashkimin Sovjetik dhe ishte një ndër regjisorët më të talentuar që dolën në atë kohë. Ishte jo vetëm regjisor me kulturë të gjerë, por edhe aktor po ashtu kërkues ndaj vetes. Fatkeqësisht nuk jeton më. Edhe ai vdiq në rrethana tragjike. Por ata nuk kanë vdekur, jetojnë në zemrat tona, në mesin tonë, në dashurinë e madhe që ushqen populli, që edhe sot në 2005-n(Kohë kur është shprehur artisti), shkon më tepër në filmat tanë të vjetër se në filmat e sotëm, e flet me më shumë pasion. Nuk e them këtë për vetëmburrje. Vetëmburrja është krejt e huaj për mua.”- rrëfen z. Hysen Hakani.

Regji

Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Po ashtu vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës (komuniste), bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi.

Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh: Ai shkroi edhe poezi, artikuj e ese. Vdiq në vitin 1987 në moshë të re, pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.

Cmimet dhe Nderimet

Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”. Sot, një nga teatrot më prestigjoze shqiptare mban emrin e tij. Ai quhet “Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Vitet e Vështira

Ishte viti 1971-72, kur regjisori Kujtim Spahivogli vendosi të vinte në skenë një vepër të Vladimir Majakovskit. Sapo ishte kthyer nga Shkupi ku kishte vënë pjesën “Karnavalet e Korçës”, ku kishin marrë çmimin e parë në konkursin e katërt të teatrove profesionistë të Maqedonisë. Në mendje kishte pikërisht veprën e Majakovskit “Banja”. Por ajo e godiste rëndë burokracinë. Premiera jo vetëm, nuk i pëlqeu udhëheqjes së partisë, por edhe u ndalua menjëherë. Regjisori u cilësua artist liberal me frymë perëndimore dhe u përjashtua nga partia. Pastaj e çuan për riedukim në bonifikim të Fierit. Aty artisti punoi me kazmë e lopatë për shumë kohë.

Vëllai i artistit, Skënderi, tregon sesi një punëtor mallakastriot, kockë e lëkurë, i thotë një ditë, teksa e sheh artistin të dobët, si veten, të djersitur, e që nuk u bënte bisht punëve të rënda. “Po ti o i vrarë, si i ngjitesh Dajtit ashtu drejt e në majë? Pse nuk i re pak anash e anash, duke e kthyer atë dorë të rreshkur sa në të majtë e në të djathtë…”

Por siç tregon i vëllai i tij, ai ishte vërtet nga ata artistët naivë. E, ndërsa Stanisllavski thoshte se artistët sikur i turpërohen naivitetit të tyre dhe sikur i fshihen kësaj, unë do të shtoja këtu se në gjyqin që Ramiz Alia i bëri Kujtimit para kolektivit të Teatrit Popullor kërkonte më shumë se naivitetin e artistit. “Mjaft bëre harakirin, – i thotë ai, – na fol për veten tënde. “Po unë për veten fola”, -thotë Kujtimi, pasi kishte një orë që bënte autokritikë denigruese të veprës së vet. – “Ç’kërkon më shumë…?” Kështu kujton vëllai i regjisorit, duke përmendur një varg dënimesh që e ndiqnin njëri-pas tjetrit artistin.
E ndër dënimet më të rënda për artistin ishte shkurorëzimi me të shoqen, Vllasova Mustën. Ajo dërgohet tek i ati në Gjirokastër e, së fundi, Kutjimi mbetet vetëm me një plagë më shumë në jetën e tij. “Për herë të parë artisti derdh lot”,- tregon i vëllai. ” E keni vënë re, – na thoshte Kujtimi,- se kur ndahen dy njerëz të afërt, po i patën sytë të përlotur, si njëri-si tjetri, ndarja është e përkohshme, ama po qe njëri esëll, s’bën çarje më asgjë…”. Por vujatjet e tija vijuan edhe më tej. “Pasi kishte mbaruar “me sukses” riedukimin me punë të rënda, ai po jetonte vetëm me pensionin e nënës dhe frutat e bahçes sonë, sepse nuk i jepej asnjë punë nga shteti, madje as punë krahu. E pak kohë më pas, më 2 shtator të vitit 1982, me urdhër nga partia, i shembet forcërisht shtëpia, duke rrafshuar me buldozer avllinë dhe bahçen dhe duke e lënë ashtu të shkretë për shtatë vjet rresht, derisa u kujtuan ca hijena-komshinj të bëjnë në truallin tonë një pallat me kontribut vullnetar”. Këto gjëra kujton vëllai i madh i artistit Kujtim Spahivogli, nga shumë e shumë detaje të hidhura nga jeta e artistit

Burimi: Pol-al.com/Marinela Lamçe