osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kujtim Spahivogli, dritë që nuk shuhet

Kujtim Spahivogli, dritë që nuk shuhet

Gruaja e artistit, Vllasova Musta, rrëfen për dramaturgun, regjisorin, aktorin dhe njeriun vizionar që donte të punonte me metoda bashkëkohore, por pasioni nuk e lejoi të shpëtonte veten nga errësira.

Në “kutinë prej gruaje” (titull poezie e Alda Merinit), znj. Vllasova Musta ruan edhe kujtimin më të hershëm për njeriun që do të bëhej bashkëshorti i saj më vonë, por që, për sytë e të tjerëve ishte një burrë i hijshëm, aktor me emër, pedagog, regjisor i talentuar dhe koherent. Vajza e njomë, akoma pa mbushur të 19-tat, vjel vëmendjen e këtij burri në një kongres të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, në mbrëmjen e vitit 1969.

Nga ky kujtim, nis biseda me një grua fisnike, model hijeshie, elegance, force, qënë vitet ’60 mësoi se ç’ishte ajo jetë e ëmbël me dashuri, për të parë një dekadë më vonë ferrin e gjallë, ku njeriu është i detyruar të durojë frikën,makthet, indiferencën, aq sa nuk njeh më veten në raport me botën. Kujtim Spahivogli, ish-student i shkëlqyer i Moskës, ishte një ndër profesionistët e paktë që donte të fuste në teatër metodat me të cilën bota punonte. “Mundësitë ishin të pakta për të pasur të tillë yje pranë. Njerëzit kishin etje për të mësuar dhe për të ditur për njërin apo për tjetrin. Për Kujtimin flisnin shumë, e vlerësonin, kishte një emër vërtet që rrezatonte”. Ne vijim një bisede për “Fenix”, me teshoqen e Spahivoglit. Vllasova Musta.

Znj.Vllasova ku dhe kur jeni njohur me z. Kujtim Spahivogli?

Jam njohur me Kujtimin kur isha studente e vitit të parë për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Filologjisë, ndërsa ai ishte pedagog në Institutin e Arteve. Aso kohe zhvillohej kongresi i dytë ilidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, me të pranishëm nga i gjithë vendi dhe unë isha ndër më të rejat në sallë. Në një pushim midis seancave, kur të gjithë dolën jashtë godinës ku bëhej kongresi (Parlamenti i sotëm), isha bashkë me tim vëlla, Rolandin. Teksa po lëviznim në një kohë pushimi, dëgjoj një zë:“Vllasova”, kthej kokën dhe shikoj që më avitet Kujtimi. Ngela e befasuar nga fakti që më thirri. Më tej më pyeti: ‘Do bëjmë një fotografi? ’E pashë veten çuditërisht të përqafuar, dola në fotografi, krejt papritur dhe tepër spontane.

Kishin admirim për artistin?

Po, ai ishte i adhuruari i të gjithëve . Teksa po rrinim në këtë pushim që bëhej midis seancave, Kujtimi më shikon mua bashkë me vëllanë dhe i thotë poetit të njohur të asaj kohe, Llazar Siliqit, “Sa e mirë kjo! Po edhe ai qenka i mirë”. –“Jo i thotë, Siliqi, është vëllai”, “Vëllai?”-pyet i habitur Kujtimi. Nga ky moment mori shtysë, që më thirri dhe u tregua shumë i çlirët që në bisedën e parë. Para se të dilnim në këtë pushim, pashë që në hollin e ambientit ku bëhej kongresi ishte një stendë dhe aty, Kujtimi vendosi mbi 10 karikatura me portretet e shkrimtarëve dhe poetëve të pranishëm. Kishte aftësinë të realizonte bukur karikatura, i pëlqente piktura, poezia, ishte dramaturg, aktor, pedagog, regjisor. Një njeri i kompletuar, një njeri me dritë në shumë drejtime. Në momentin kur vendosi karikaturat, gjithë kërshëri po shikoja mënyrën sesi i kishte kapur si karaktere qoftë Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin dhe të tjerë emra të njohur të kohës.

E kishit parë të interpretonte në teatër?

E kisha parë në rolin e Hamletit, te “Shtëpia në Bulevard”, një rol tjetër kryesor që bëri bujë. E njihja si regjisor, e kisha parë në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve që recitonte, një nga më të mirët dhe fitues i çmimit të parë si recituesi më i mirë, interpretonte vërtet bukur, parapëlqente shumë Migjenin, e recitonte “Poemën e Mjerimit” si askush tjetër. E shikoja me simpatinë që një vajzë e re shikon një aktor që i pëlqen për ato që ai shpalos, për hijeshinë, potencën, gjithë bukurinë që ka si figurë dhe si njeri.

Kur u martuat?

Më 18 korrik të 71-it. Fakti që e nxiti për të biseduar me mua ishte se kishte lexuar poezi. Krijoja para se të shkoja në fakultet, kisha botuar cikle të tëra me poezi qysh 15-16 vjeçe në gazetën “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistën“Nëntori”. Në atë kohë ishte një gjë e rrallë që një vajzë e re të shkruante,të botohej dhe të dëgjohej. Kujtimi më kishte lexuar, por nuk më njihte. Në takimin e kongresit mësoi që unë isha ajo, Vllasova, poezitë e së cilës i kishin pëlqyer. Më pas kërkoi të lexonte të tjera poezi. Me kënaqësi ia dhashë që të lexonte dorëshkrimin e një vëllimi, ende të pabotuar, dhe kjo shërbeu si pikënisje e lidhjes sonë, që u rrethua me një aureolë drite, ëmbëlsie, me të gjitha të bukurat që sjell një dashuri.

Sapo hytë në marrëdhënie me një vizionar, që luftoi për të punuar sipas metodave botërore në teatër dhe mbi të gjitha për atë teatrin që ushqehet nga energjia rinore…

Ai adhuronte Stanislavskin dhe e kishte bërë pjesë të programit të punës, të asaj që kërkonte në skenë dhe art. Gjithë ditën ishte i shqetësuar për të përgatitur leksione. Kur u hap kursi i regjisurës, Kujtimi përgatiti vetë nga fillimi në fund gjithë dispensën e mësim dhënies. Ka qenë pedagogu i parë që drejtoi kursin e regjisurës, ashtu sikurse, ishte i pari ai dhe vetëm ai, që krijoi Teatrin e të Rinjve. Në ato vite pati edhe një lloj reagimi nga aktorë të Teatrit Popullor, që mendonin se po e krijonte Teatrin e të Rinjve si kundërvënie e Teatrit Popullor. Por, koha tregoi që nuk ishte ashtu. Ai krijoi një teatër të të rinjve, me një hapësirë dhe frymë tjetër, ku të kishte prurje të reja të mendimit, të vizionit dhe të interpretimit.

Po si njeri si e vlerësoni? Edhe pse rrallë thyhet rregulli që për një talent gati unik që realizon vepra brilantenë jetë është një njeri krejt ndryshe…

Kujtimi për mua ka qenë dhe mbetet një njeri i rrallë në vlerat njerëzore, sepse dinte si askush të krijonte lidhje, raporte të përzemërta me vlerë absolute me studentin, me të njohurit apo dhe të panjohurit. Çdokujt dinte t’ia bënte fare të lehtë komunikimin, njohjen dhe ndahej nga biseda i kënaqur, i ngopur që u njoh me një njeri të rrallë. Ai vërtet ishte një dramaturg, aktor shumë i mirë, regjisor që solli novacione në dramaturgji, por ai kishte edhe vlerën më të bukur dhe të domosdoshme të jetës, të qenit Njeri i Madh.

Të dielat e ferrit të Vllasova Mustës

Rrëfimi i çiltër i gruas që jetoi me forcë si bukurinë dhe shëmtinë e jetës, lumturinë dhe vuajtjen, majat dhe humnerat.

Mendoni një grua të vetme në vitet ‘70, me një fëmijë disa muajsh, që përgjohet nga sy qesëndisës, pa prindërit afër, me burrin në internim, që detyrohet edhe të ndrydhë veten në veprime dhe në krijime. Një jetë duke mbajtur frymën quhet ajo e Vllasova Mustës, pas largimit në internim të të shoqit, Kujtim Spahivogli, që vinte të shtunave në Tiranë ku takonte të ëmën dhe të bijën, Anin e vogël. E diela e fundit ishte e tillë edhe për jetën e aktorit dhe regjisorit me emër, pa arritur të takonte gruan me të cilën donte të jetonte qetësinë e merituar. Po çfarë ndodhi ? Ja historia e Vllasova Mustës, skenariste, poete, sot krijuese e lirë.

Kur filloi të venitej shkëlqimi i deri atëhershëm i jetës suaj ?

Çdo gjë erdhi beftë dhe fuqishëm. Atëherë Kujtimin e për folën në instancat më të larta, vetë Enver Hoxha e përmendi në Pleniumin e IV-t si mbështetës të krijimtarisë së Fadil Paçramit. Të të quanin ashtu kur vetë Partia e dënoi Fadilin, do të thoshte të mos dije ngatë hidhje hapin. Filluan më tej mbledhjet e tmerrshme të ferrit, ku e vunë në bankën e të akuzuarit për realizimin e shfaqjeve mbështetur në dramat e Pacramit, edhe pse për ato drama ai (Fadil Paçrami) ishte vlerësuar si laureati Çmimit të Republikës. Bëhet fjalë për “Shtëpinë në Bulevard”, që u quajt novatore, me një konceptim krejt të ri regjisorial.

Ishte e tillë realisht? Çfarë kishte kaq “moderne”?

Kishte të vërteta të cilat nuk duheshin thënë. Kujtimi , më vonë vuri në skenë “Banjën” e Majakovskit, një shfaqje fantastike. Edhe sot e kujtoj që ai akoma nuk arrinte ta besonte plotësisht se po i hapej humnera, sepse i dukej e pamundur. E mendonte veten të mbrojtur sepse ishte njeri i ndershëm, që vërtet punonte dhe asnjë gjë nuk e bënte të qëllimtë për t’iu kundërvënë regjimit. Prioritare për Kujtimin ishte arti dhe e reja, e bukura dhe e veçanta që përcillte nga një shfaqje në tjetrën.

Nuk donte t’i kundërvihej sistemit sepse ishte vetë pjesë e tij, duke qenë që i vogël në luftë dhe pjesë e partisë në pushtet. Me idealizëm, mendonte se duke vënë në dukje të metat dhe dobësitë e kohës do të ndihmonte për të ecur përpara. Ai thoshte: “Mua partia nuk më hedh dhe nuk më godet”, por për fat të keq, partia jo vetëm e goditi, por e shkatërroi , familjen tonë , e shumë e shumë si ne… Unë asokohe isha me vajzën ende të vogël, 12 muajshe.

Ai u hoq nga puna si pedagog dhe shef i katedrës së dramës. Ishte Artist i Merituar, të cilin e kishte marrë si vlerësim i një pune të jashtëzakonshme në një moshë fare të re. E hoqën dhe e çuan në Fier. Mendimi i parë i tij ishte që po e çonin në teatër. Ata e panë të habitur dhe i thanë që do shkonte në bonifikim, e çuan te Bregu i Lumit, në një kapanon për të punuar në beton.

Ju e ndoqët?

Jo. Unë edhe vajza ndenjëm në shtëpi dhe më vonë, kur ngjarjet u përshpejtuan dhe po shkonin edhe më keq, u bë ndarja. Një ndarje e detyruar, e dhimbshme. Më dukej sikur u bë sot edhe nesër do të riktheheshim sepse mendonim që çdo gjë do të qartësohej. Por nuk ndodhi kështu.

Detyrimi u bë nga instanca të larta?

Në atë kohë ai rrinte vetëm në shtëpi, nuk i vinte askush nga gjithë ata njerëz që dikur njihte, askush nuk kishte kurajën që t’i thoshte një fjalë, por të gjithë druheshin dhe i shmangeshin. Atëherë vendosa që të shkoja vetë në Komitetin Qendror, se më dukej një padrejtësi ndaj tij dhe se unë e dija më mirë se kushdo se kush ishte.

Nuk stepeshit se do ndikonte kjo në punën tuaj si skenariste e Kinostudios?

Nuk mund të rrija, s’mund të heshtja në atë gjendje që po përjetoja njëlloj si ai. Shkoj në Komitetin Qendror dhe takoj sekretarin e Enver Hoxhës, Sevo Tarifën, të cilin edhe e njihja se ishte mik i prindërve të mi, e takoj dhe i them që kam ardhur të sqaroj lidhur me situatën që është krijuar. Ai më pa çuditërisht me një qesëndi dhe më tha: “Ku e njeh ti, ku e di ti kush është Kujtimi? Partia e ka survejuar dhe e di më mirë nga ty se çfarë njeriu është ai. Ai sot është atje, nesër e pret burgu.

Duhet të mendosh për veten dhe vajzën. Mendon ndonjëherë për të, se çfarë e pret ?” Kjo gjë vërtet më shokoi, më tronditi. Ndërsa Kujtimi më priste në shtëpi, unë vija vërdallë nëpër Tiranë sepse nuk mund të shkoja në atë gjendje të përlotur dhe të rrënuar. Pas disa orësh shkova në shtëpi dhe ai çuditërisht nuk më pyeti. E kuptoi nga e gjithë qënia ime se çfarë kishte ndodhur në atë takim të zi dhe si ishte zhvilluar biseda. Nuk e harroj që më përqafoi dhe më tha vetëm këto fjalë: “S’ishin për ty këto punë. Nuk duhej të kishe shkuar”.

Si vazhdoi jeta juaj më tej?

Vazhdova të punoja në Kinostudio, tashmë tejet e kujdesur për çdo veprim, për çdo gjë që shkruaja, që të mos kishin asnjë mundësi që mund të më kapnin dhe të pësoja të njëjtin fat. Kjo gjë më ndrydhi, më stepi, poezitë nuk më botoheshin sepse në opinion thuhej që kisha bërë një ndarje fiktive. Për këtë ndoshta kishin një farë të drejte sepse unë shkova prapë atje ku ishte Kujtimi sepse nuk rrija dot pa të. Dhe kjo u mësua e u përfol.

Çfarë ishte më e vështirë për t’u përtypur në këtë situatë ?

Isha 24 vjeçe, një vajzë fare e re. Ngela në një gjendje të llahtarshme, vetëm me një fëmijë të vogël, pa prindërit afër, pa askënd që të më lehtësonte sadopak vuatjen. U ndava me një njeri që vazhdova ta doja dhe jetoja me dhimbjen dhe shqetësimin e tij. Për kushtimi për vajzën ka qenë i jashtëzakonshëm, por mori një nuancë akoma më specifike, që unë t’i lehtësoja dhimbjen Kujtimit me praninë e saj. Këtë gjë e bëja si një investim të përhershëm, të vazhdueshëm, të palodhshëm dhe çdo të dielë e prisja me padurim, me kënaqësinë që vajza të shkonte tek i ati.

Kur ukthye në Tiranë z. Spahivogli?

Në vitin ’85. Me vendim gjyqi, vajzën duhej ta shikonte 2 herë në muaj, por unë e çoja çdo të dielë, në shtëpinë e tij në rrugën “Hoxha Tahsim”. Kurse, gjatë kohës së internimit, ai vinte në shtëpi çdo të shtunë sepse kishte nënën dhe mall për të takuar vajzën. Kështu kaluan vitet, të dielat u bënë të dhimbshme, të tmerrshme, sepse gjithë kohën mendoja: Ani është aty, ata janë të dy, unë jam vetëm.

Të dielat kanë qenë ditë ferri, ditë të zeza për vite e vite me radhë . E diela e fundit ka qenë në 87-ën, kur ai festoi 55-vjetorin dhe Ani i shkoi për datëlindje. Kujtimii thotë që do dilte në pension, nuk do kishte asnjë detyrim ndaj shtetit dhe mendoi të ishim bashkë të tre. Ani u mrekullua dhe u befasua nga kjo gjë sepse ishte mëkuar me një dashuri të jashtëzakonshme nga ana ime për të t’et dhe menjë dashuri e vlerësim absolut nga ana e të atit, për mua.

Në këtë pirg dhimbjeje, përsëri pati një lule që çeli mes trishtimit. Kjo ishte dashuria që i mëkuam vajzës jo vetëm për njëri- tjetrin, por në kuptimin më të përgjithshëm, për mirësinë njerëzore. Më bën të ndihem mirë që ai iku memendimin e plotë dhe të sigurt që Ani e adhuronte, e shikonte jo vetëm si një prind të dashur, po edhe si një njeri të vlerave. U la të martën që të takoheshim të tre. Atë ditë, kur ajo shkoi, unë nuk shkova dot, e gjeti të vdekur!

Me ju ç’ndodhi?

Ajo ka qenë dita më e tmerrshme e jetës sepse ishte një lajm i papritur. Shumë njerëz, aktorë, miq të Kujtimit erdhën në funeralin e tij, për ditë me radhë, edhe në shtëpinë tonë ata erdhën për të na u gjendur pranë. Funerali ishte i bujshëm, me një pjesëmarrje që sfidoi kohën dhe kjo nuk ishte pak në ato vite. Flasim për‘87-ën.

Derikur punuat në Kinostudio?

Deri më 2002-in. Ndërkohë shkruaja, botoja cikle me poezi, bëja skenarë filmash, realizoja filma dokumentarë, të animuar.

Cili është libri më i fundit i botuar?

“Kthema diellin, Tim”. Vajza ka një djalë dhe ai quhet Tim, ka ringjallur kujtimin e të atit. Kur nipi lindi, mua, si pasojë e gjithë këtij kalvari vuatjesh, m’u shfaq kanceri. Duhej të operohesha, vajza sapo kishte lindur djalin dhe nuk i thashë gjë. Kur ajo e mësoi këtë gjë, pas operacionit që bëra, erdhi menjëherë këtu. E kam sfiduar një vdekje të mundshme, me etjen e madhe për të parë Timin.

Nga buron gjithë kjo forcë për të cilën njeriu nuk është i vetëdijshëm që e ka?

Kam një poezi në libër, ku “them”: “Akoma nuk kam ngritur balonën e parë me tim nip, s´i kam thënë përrallën e parë, si erdhe kaq papritur ti sëmundje e ligë? Largohu nga unë”. Në atë kohë m’u dha një forcë e jashtëzakonshme që ta gëzoja këtë fëmijë të sapoardhur në jetë, t´i përkushtohesha dhe them se në këtë rast jam treguar e fortë. I sfidova të gjitha nga dashuria për nipin, për jetën dhe ja, për të dhënë edhe këtë intervistë sot.

Njerëz të dashur dhe të mirë që pata dhe kam në jetë, u kthyen në motiv të fortë, të bukur dhe të qendrueshëm. Kam një vajzë të mrekullueshme, është dielli që lind dhe nuk perëndon asnjëherë. Është një kolonë e fortë për të më dhënë shpresë, ajër. Kam djalin e saj që jo vetëm më lidh me emrin e Kujtimit, por edhe më duket si ai i vogël. Ka sytë të kaltër,të kaltrën e paharruar të Kujtim Spahivoglit. Të gjitha këto janë një dritë që nuk shuhet kurrë, e mjaftë për të marrë forcë./Nga: Jorida Pasku 25 Mars 2013