Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka publikuar një fragment nga filmi “Koncert në vitin ‘36”, ku ironizon përçarjet në PD.
Ajo shkruan se “ndarja e miletit në “dysh” a në “tresh”, i shërben aq shumë atij që qeveris rehat në përçarje, sa s’dihet me sa e paguan”. Sipas saj politika shqiptare është e zhytur në moçalin e të shkuarës që përsëritet e përsëritet.
Postimi i plotë:
Arti është forma më e lartë e politikës!
Veprat e mëdha artistike janë po aq dhe mjeshtëri e plotë e ideologjisë politike.
“Koncert në vitin ‘36”, është padyshim një kryevepër e filmit shqiptar.
MOS HUMBISNI
Mgid
Mgid
Të gjithë ata me dhimbje shpine lexojnë urgjentisht
Readymove
War In Ukraine: You Can Actually Help By Joining The Legion
Ukrforeignlegion
Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Myceril
Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë!
Hondrowell
..Ndarja e miletit në “dysh” a në “tresh”, i shërben aq shumë atij që qeveris rehat në përçarje, sa s’dihet me sa e paguan.
“Kënga” siç thotë qeveria, nuk ka pse ndalohet, sa kohë që shërben që populli të rrijë gjatë dhe vetëm në shfryrje; qoftë kjo duke kënduar (a protestuar).
Se në fund të fundit, pas shfryrjes koncerti mbyll perden, mileti ul ankthin e revoltën, e jeta është e justifikuar të vazhdojë fiks aq keq sa ka qenë gjithmonë, e ngecur aty në t? shkuarën.
E patjetër këtij “skenari” nuk i mungon rëndësia e periferisë; aty diku në cep ngjiret një bori proletare që gjoja mbyt me tym e zhurmë ahengun e çingijeve.
Perdia nuk mbyllet nëse nuk përcillet me këshillën e të tremburve të kudogjetshëm, që i drejtohen çdo heroi qesharak, me urtësinë e dhimbshme të përvojës së të rrahurve që në vogëli!!
E pra, “asgjë e re nga fronti i perëndimit”!
Politika shqiptare është e zhytur në moçalin e të shkuarës që përsëritet e përsëritet.
Ndonjëherë madje “gjoja e reja” është më e shitur, më e përlyer, më e shukur, se vetë e vjetra që e adhuroi athshëm me gjithë forcën e mediokritetit, nga nevoja për “njëçik” pushtet.
Të dashur miq, ka filma që rishihen gjithmonë dhe vlejnë sa herë shihen, e për këtë janë art i madh.
Siç edhe ka skenarë, (politikë po aq), që përsëriten gjithmonë e nuk u bënë as bëhen dot kurrë një film artistik! E mbetën një dëm historik!