Flamur Noka shprehet se kryeministri Rama duhet të bëjë hesap mirë nga protestat pasi shumë shpejt do t’ i pamundësohet dhe dalja nga shtëpia.
Shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar tha Noka në Ora News, ndërsa shtoi se deri në 30 qershor përshkallëzimi i situatës nga opozita do të kalojë në një shkallë tjetër.
“Ajo që duhet të bëjë hesap Edi Rama është fakti që shumë shpejt atij do t’i pamundësohet edhe dalja nga shtëpia, qoftë edhe në zyrë.
Shumë shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar që kërkon largimin e klikës që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi.
Jemi në stinë protestash nuk jemi në protestë. Ne jemi në një përshkallëzim, por të jeni të sigurt që deri në 30 qershor përshkallëzimi do të njohë shkallë të tjera dhe do të detyrohet diktatoruci, ose baroni i kr imit dhe dro gës të largohet nga karrigia e pushtetit”, shprehet Flamur Noka.
Natyrisht me ca shpellar dhe lularë, Noku do marrë guximin të bllokoj daljen nga shtepia të Ramës. Kjo vjen si pasojë e sjelljes së butë të shtetit në protestat e rrugës dhe ky idiote nuk e kupton se të bllokosh rrugën qytetarve është krejt gjë tjetër me sulmin ndaj një kryeminister edhe me domate, sepse të bëni ligji të pendohesh, jo pse e bëre, po pse ke lindur.