Mbrëmjen e djeshme, emisioni Opinion u shoqërua me replika të forta mes panelistëve të ftuar dhe dy ish-deputetëve të PD.
Fokusi ishte dhu.na e ushtruar nga ana e ish-deputetëve ndaj efektivëve të policisë në ambientet e brendshme të drejtorisë së Tiranës. Nga ana tjetër, ish-deputetët, pavarësisht pamjeve flagrante, pretenduan se të dhunuarit ishin ata.
Pjesë e debatit është bërë edhe efektivja e Shqiponjave Ina Nuka e cila muaj më parë humbi gishtat e dorës si pasojë e një kapsolle që u hodh nga një prej protestuesve të opozitës.
E indinjuar nga çfarë po thoshte Klevis Balliu në emision, efektivja i ka dërguar një mesazh përmes gazetares Anila Basha e cila ka lexuar gjithçka live.
Mesazhi shoqërohej me këtë pamje të dorës së efektivës, që newsbomb e publikoi të pacensuruar.
“Përshendetje. Po ju ndjek live ne emision. Më bëri përshtypje shumë diskutimi juaj. Dhe desha t’i thoja ish deputetit Klevis Balliu se Daniel Drobaj (protestuesi që hodhi kapsollën në drejtim të oficeres) po bën 6 muaj b.urg për këtë foto që po ju dergoj dhe jo se po proteston për të drejtat shqiptarëve”, shkruante Ina Nuka.
Aktet e dhu.nës janë gjithnjë të dënueshme por kur dhu.na orientohet drejt policisë së shtetit, ajo është e absolutisht e patolerueshme dhe duhet ndëshkuar.