Kryeministri Edi Rama është shfaqur pas disa ditësh dhe ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, teksa u uron shqiptarëve një javë të mbarë.
Ai u shpreh se kishte kaluar gripin, të cilën e quajti një “flamë”, teksa tha se nuk e kishte ndalur komunikimin edhe gjatë këtyre ditëve me grupin e punës. Teksa konsumon kafen e mëngjesit, kreu i qeverisë ka folur edhe për një tjetër paketë mbështetëse ndaj qytetarëve të vendit.
“Përshëndetje dhe një javë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht nuk të bëjnë për burrë. Gjithsesi nuk e kam ndalur komunikimin tim me skuadrën time sidomos me financat për disa politika të reja, duke nisur nga paga minimale tek pagat për disa kategori të veçantash njerëzore”, tha Rama ndër të tjera.