Janë mbyllur tre takimet e fundit për sot të vlefshme për eleminatoret e Euro 2024. Në grupin e Kosovës, Rumania ka marrë një fitore të thjeshtë përballë Andorrës në transfertë. Rumunët fituan me rezultatin e pastër 0-2, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
Spanja mori një fitore bindëse përballë një kundërshtari shumë të fortë si Norvegjia. Me De La Fuenten që debutoi në stol “La Roja triumfoi 3-0. Dy gola u shënuan nga Joselu i cili debutoi sot me fanellën e kuqe, ndërsa më herët kishte shënuar dhe Olmo.
Kroaci-Uells ishte një ndeshje spektakolare që në fund nuk pati fitues. Rezultati përfundimtar ishte 1-1 me Uellsin që barazoi në minutën e 93 duke bërë të pavlefshëm golin e Kramaric në pjesën e parë.
Spanjë-Norvegji 3-0 (Olmo 13′, Joselu 83′, 85)
Formacionet Zyrtare:
Spanja (4-2-3-1): Kepa; Carvajal; Nacho; Laporte; Balde; Rodri; Merino; Gavi; Iago Aspas; Olmo; Morata. Trajner: Luis de la Fuente
Norvegjia (4-3-3): Nyland; Pedersen; Strandberg; Ostigard; Meling; Odegaard; Berg; Aursnes; Berge; Sorioth; Elyounoussi. Trajner: Stale Solbakken
Andorrë-Rumani 0-2 (Man 35′, Alibec 51′)
Formacionet Zyrtare:
Andorra (4-4-2): Alvarez; Rubio; Llovera; Alavedra; San Nicolas;Martinez; Rebes; Vales; Cervos; Viera; Rosas. Trajner: Koldo Alvarez
Rumani (4-2-3-1): Radu; Ratiu; Olaru; Burca; Dragusin; Moutan; Marin; Man; Stanciu; Sorescu; Alibec. Trajner: Edward Iordanescu
Kroaci-Uells 1-1 (Kramaric 29’/ Broadhead 93′)
Formacionet Zyrtare:
Kroacia (4-5-1): Livakovic; Juranovic; Sutalo; Gvardiol; Sosa; Kramaric; Modric; Brozovic; Kovacic; Perisic; Livaja. Trajner: Zlatko Dalic
Uells (4-4-2): Ward; Roberts; Mepham; Rodon; Williams; Ampadu; Wilson; Ramsey; Morell; James; Moore. Trajner: Robert Page