“Kuadrot duhen ruajtur”,kjo është një batutë e aktorit Zhani Petro ( Ziçishti)
Jetëshkrimi thotë se kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu” më 1964 dhe më pas nisi punë si aktor në teatrin “A,Z.Cajupi” deri ne 1994. Periudhë kur emigroi në Greqi.
Zhani Ziçishti ka luajtur mbi 70 role në skenën e teatrit të Korçës, shumë syresh role kryesore. Tok me brezin e tij , ai solli një mënyrë të re interpretimi, ku pervecohej vërtetësia e të vepruarit, natyrshmëria, tonet e buta e psikologjike, saktësia e synimeve të persnazhit, kundër teatralitetit dhe këngëzimit të fjalës.
E filloi në film me rolin e mësuesit te filmi ‘Lum drite’ për të mbërritur në disa figura të realizuara si Gregori Graf te Flamuri ne dallge (1977). Jani te filmi ‘Nga mesi i errësirës’ (1978), Resuli te ‘Vajzat me kordele të kuqe (1978), Avokati te ‘Një jetë më shumë’ (1986), nënpunësi te Rikonstruksioni (1988) etj. Aktori Zhani Petro (Ziçishti) spikat për një sërë rolesh në kinematografi. ‘Nuk kam patur fatin të luaj me Zhanin, por ai mbetet nga aktorët më të shquar korçarë’ thotë Zamira Kita, drejtore e Qëndrës Kulturore Korçë. Ajo e vlerëson kolegun e saj për atë që e cilëson si ‘ nur skenik’ tipar ky I veçantë te aktorët.’ Zhani Petro ka interpretuar role në kinematografi me një karakter të padiskutueshëm aktorial’ thotë Zamira Kita. Për kontributin e tij në artin skenik, Zhani Petro është vlerësuar nga Presidenti I Republikës Ilir Meta me titullin ‘Mjeshtër I madh’.
Burimi: KorcaReport.com