osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ku u fsheh sot Gazmend Bardhi?

Ku u fsheh sot Gazmend Bardhi?

Ndërkohë që kishte hedhur gurin dhe fshehur dorën përsa i përket kërkesës së 30 deputetëve për pezullim të masës ndaj Sali Berishës, Gazment Badhi dhe deputetët që e ndjekin u fshehën ditën e sotme, pikërisht ditën kur Berisha kishte më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e tyre.

I bojkotuar nga shqiptarët, demokratët dhe deputetët e Rithemelimit, Berishës i kishte ngelur në podium vetëm të fliste Lefter Maliqi, dhe ky jo për hallet e Berishës, por për ato të tijat, të Kuçovës dhe të Lapardhasë.

Por pse u fsheh sot Gazment Bardhi?!

U fsheh sepse e vetmja gjë që di të bëjë ai dhe deputetët që e ndjekin, është të fshihen sa herë duhet të shfaqen, sepse kështu mendojnë se mund të mbijetojnë politikisht.

U fshehën kur Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe, në vend që të dilnin të punonin me demokratët, qoftë edhe për veten e tyre, u strukën si miu në batakun e Sali Berishës, sepse mendonin se kështu do të kishin të ardhme.

U fshehën në zgjedhjet lokale dhe bën lojën e Berishës, duke mos punuar për kandidatët e PD-së, por duke sabotuar fushatën.

U fshehën kur duhet të dilnin dhe të përballeshin me rezultatin katastrofik të Berishës.

U fshehën kur folën në emër të Ambasadës Amerikane dhe të partnerëve të tjerë në Tiranë, kur u dhanë shuplakë se ata nuk kanë ndryshuar mendim për “non gratën” dhe nuk kanë asnjë tolerim në këtë drejtim.

U fshehën sot, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë.

Ata nuk mund të marrin dot përgjegjësi politike, sepse deri më sot janë mësuar vetëm të bëjnë pazare, të zvarriten për të mbijetuar dhe të katapultohen për të qenë në pozicione drejtuese.

Është për të ardhur keq që figura si kjo e Gazment Bardhit të ndiqen verbazi nga një grup tjetër deputetësh, ndërkohë që ai nuk ka aftësi dhe kurajo për të marrë përgjegjësi.

Edhe te Berisha shkuan për të mbijetuar politikisht, por, pavarësisht se po luajnë në mënyrë të shpifur, koha do ta tregojë se nuk do kenë të ardhme as me Berishën as pa Berishën. [TemA]