osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ku janë aktorët e shkëlqyer të Korçës?

Ku janë aktorët e shkëlqyer të Korçës?

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar dhe një listë me firmëtarë më sjell edhe një herë në mendje aktorët dhe regjizorët shkëlqyer, që lindën dhe u rritën në kalldrëmet e qytetit tonë. Disa e kishin në gjak talentin e aktrimit, por për kushtet e kohës dhe moshën nuk mund të shkolloheshin. E mësuan në skenë artin e interpretimt skenik dhe në fushën e xhirrimeve atë të kinematografisë. Të tillë ishin Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Vangjel Grabocka, Dhimitër Trajçeja, Dhorkë Orgocka e deri në Stavri Shkurti dhe Aleko Prodani.

Patën talent dhe fat në jetë se mësuan nga regjisorët e mirënjohur korçarë Sokrat Mio, Piro Mani dhe Mihal Luarasi. Ka pasë qënë një periudhë e teatrit të Korçës, kur  shfaqjet ishin mëse dinjitoze dhe konkurimi me Teatrin Kombëtar (asokohe Teatri Popullor) ishte i barabartë. Mbi të gjitha në atë kohë Korça kishte në teatrin e saj Vangjush Furxhiun, një nga më të mirët e të gjithë kohërave në Shqipëri. Ndonëse nuk flitet sa duhet për të, Vangjushi është i krahasueshëm vetëm me Kadri Roshin, Sandër Prosin dhe Naim Frashërin. Të gjithë tashmë të mbetur vetëm në kujtesën tonë dhe në arkivat e filmit dhe televizionit. Pranë talentit të Vangjush Furrxhiut ishin edhe Llazi Sërboja dhe Nella Borova. Edhe këta të larguar para kohe nga jeta.

Asnjë qytet nuk ka nxjerrë kaq talente të skenës sa Korça.

Disa prej tyre i kam njohur nga afër dhe i kam admiruar për aftësitë interpretuese, por edhe si njerëz. Ishin yjet e “Hollivudit” tonë dhe i ndiqnim pas në gjithshka. Ndoshta edhe pse një pjesë e mirë e fëmijëve dhe të rinjve ëndërrojnë të luajnë në skenë dhe në filma. Disa i kam pasur regjisorë në angazhimet e mija skenike si fëmijë dhe i ri amator.

Raqi Cili, aktor me gjithë cilësitë e një artisti të prirur për role pozitive, më pat mësuar si të recitoja duke i mëshuar llogjikës dhe diksionit.

Jani Riza, i vrulllshëm, miqësor dhe plot humor na pat mësuar se si të familjarizoheshin me skenën dhe si flisnim pa u çjerrë, por të dëgjoheshim deri në rradhën e fundit të ballkonit.

Pero Gjezi, që vinte theksin në interpretimi i brendshëm dhe në loja  mimikës dhe lëvizjeve të kursyera.

Llazi Sërboja i shkëlqyer në pantomimë.

Nella Borova, që dinte të të fuste brenda “lëkurës” të rolit, që do interpretoje.

Ishte krijuar një traditë e bukur, me shfaqje cilësore dhe interpretime të goditura, që u dobësua pas goditjeve të vitit 1973.

Gradualisht, aktorët e shkëlqyer filluan të ishin gjithnjë e më të pakët.

Nuk mundën apo nuk arritën të linin mjeshtërinë e tyre tek të rinjtë?

Do ketë në të ardhmen kohë të tjera të arta të skenës korçare?