Sali Berisha nuk është parë gjatë ditës së sotme, kur opozita organizoi protestën marshim, duke i ardhur përqark Kryeministrisë, Parlamentit dhe për t’u rikthyer më pas në selinë e PD-së.
Berisha nuk ka marrë pjesë e marshimit, por ai është shfaqur një moment teksa dilte nga banesa e tij afër Kryeministrisë, ndërkohë që nuk ka shoqëruar Bashën dhe Kryemadhin në lëvizjet e tyre.
Por ish-lideri i PD-së është shfaqur para godinës së Parlamentit kur Policia ka filluar të hedh gazin lotsjellës me shumicë, madje duke e çuar deri tek lokalet e 5 majit. Berisha është parë të largohet me nxitim me shoqëruesit e tij besnik.
A mos vallë Sali Berisha ishte urdhëruesi i sulmit ndaj parlamentit ashtu siç urdhëroi pushtimin e televizionit dhe kryeministrisë në 14 shtator.
Kjo pritet të vërtetohet, sepse ardhja e tij ishte tepër e dyshimtë dhe se protestuesit e dhunshëm posa panë “nënën” e dhunës çanë mbrojtjen e policisë për të pushtuar parlamentin.