Nga Anri Bala
Çudia më e madhe zgjat tre ditë dhe Saimir “trafikanti, Lul lobimi, Besim Lllalla që do na shpëtonte prokurorinë, Llalla i dyshimtë, që do “arrestohej e masakrohej” …u harruan, e rrumpalla opozitë, nxorri nga xhepi një “kauzë” tjetër, për të llapur dhe ca ditë… për të shtyrë kohën, deri të dielën, pasi të hënën, kush e di se në çfarë gjirizi do futen, që të kërkojnë ndonjë copë nga varka e Noes, duke besuar që edhe me hajmali, mund t’i shpëtojnë apokalipsit që po vjen.
Kanë të drejtë të flasin dhe ulërasin, sepse për atë paguhen dhe me thënë të drejtën, është puna më e lehtë, vetëm se duhet të kesh ngrënë… e jo të hash në sy të popullit, që ka sy e vesh! Tani e kanë me vëllain e Fatmirit, pasi mbaruan punë me miqtë e Tahirit, por më duket, se duhet t’u kërkojmë këtyre llogari dhe jo atyre që sot paskan “ndryshuar” ligjin, për të shpëtuar një trafikant, duke i vënë në gjumë, edhe kur ishin në krye të vendit, se tani që janë në bisht të vendit, gjumi u është prishur… nga frika!
Na thoni të paktën: Ku ishit ju, në vitin 2012-të, kur gjykata Kasacionit, dënoi me vendim të formës së prerë, Agron Xhafajn?!
A kishit ju si shtet, Ministër të Brendshëm, Ministër Drejtësie, Drejtor Interpoli dhe ligjin e kahershëm të ekstradimit, sipas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë?!
Vërtet e donit kaq shumë Fatmirin, sa mbyllët një sy për vëllain e tij dhe heshtët kaq vjet, duke ruajtur veten, se ku i dihet si i vinte puna?!
Ju, që jeni kaq të revoltuar, përse nuk u ndjetë, kur e kishit në dorë që të revoltohej Fatmiri dhe për fatin tuaj të mirë, nuk do të kishte qenë kryetar i Komisionit të Reformës, e ju do kishit shpëtuar ca ligje, që i’u duheshin për ditë të keqija?!
Por, ju heshtët, se kur kishit pushtetin, kishit ca Agron, shumë më të rëndësishëm të krimit nga Fieri, Tropoja, Durrësi dhe Xhafzotaj, e Agroni ishte “askushi”! Tani, po na thoni se Fatja, paska bërë ligj për vëllain e tij, me votat e 86 deputetëve, e nuk e kuptoni, se ju nuk duhet të flisni, sepse është turp, sesi ju idiotë bëni ligje, e ne nuk iu nxjerrim me shkelma nga ajo stallë… për njerëz!
Vërtet, i kërkoni vëllait të burgosi vëllain?! E kush ju, që nuk burgosët vëllain e “hasmit kriminel”, që me reformën që bëri, i’a u futi… e po ua çon kokën, jo bythën… në gijotinë!
Kjo tregon, se në çfarë derexheje ka qenë shteti juaj, as polici, as drejtësi, asnjeri, që tu kujtonte se po drejtonit një vend, ndaj keni përfunduar aty ku jeni. Të thuash se lulzonte droga dhe krimi, në kohën tuaj të zezë, duhet të jesh budalla, sepse ju keni të drejtë, që na flisni për drogën sot, sepse dje… nuk shikonit, por vetëm numëronit paratë e zeza dhe kur u zgjuat, patë që ju kishin rrëzuar me këmbë përpjetë, e duhet të zbrazeshit.
Tani zbrazuni sa të doni, se përveç tufës së stallës Parlament, nuk u afrohet njeri dhe vazhdoni… vazhdoni… deri sa të gjeni ndonjë histori të re!
Vetëm një merak kam: Aman më thoni, përse nuk e arrestuat Gonen, kur kishit tepsinë, kusinë, ushtrinë, policinë, ligjin dhe Maliqin?! A po e ruajtët për “kauzë”?!
Zot, sa të mjerë jemi, kur ju kemi lënë të jeni përfaqësuesit tonë, që doni të na “shpëtoni” nga një Saimir apo Fatmir, kur me vite na shtypët e na rropët me gjithfarë qafiri, të drejtësisë dhe të babëzisë. Sot, që po gremiseni, qani, sepse e dini se do tu shkoni mbrapa, por as e qara nuk ndryshon gjë… do ta hani!
Mos u trembni… jo të gjithë mbrapa, ca do ta hanë dhe para!/Ekskluzive.al