osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ku i gjenë opozita këto shuma marramendëse?! Urdhër i PD-së për protestuesit e 16 marsit: “Derë më derë”, tu paguhen udhëtimi dhe shpenzimet një më një!

Ku i gjenë opozita këto shuma marramendëse?! Urdhër i PD-së për protestuesit e 16 marsit: “Derë më derë”, tu paguhen udhëtimi dhe shpenzimet një më një!

Në datë 16 mars opozita do të zhvillojë protestën e radhës që sipas kryetarit të Partisë Demokratike do i japë goditjen përfundimtare Edi Ramës. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa opozita ka nisur përgatitjet për të mbledhur sa më shumë njerëz.

Udhëzimi i plotë i Lulzim Bashës për protestën e 16 marsit

1. Kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe moblizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në Protestën e Madhe të datës 16 Mars 2019, ora 11.00, në Tiranë.

2. Të Deleguarit e Kryesisë për secilin Qark janë sipas ndarjes së bërë edhe më parë. Ndarja e anëtarëve të grupit të të Deleguarve në Qark, sipas degëve në përbërjen e Qarkut, përcaktohet me konsensus mes Kryetarëve të Partive dhe anëtarëve të grupit të të Deleguarve, ku përcaktohet edhe zona përkatëse e tyre.

3. Për marrjen e masave lidhur me protestën të Deleguarit e Kryesisë së PDSH dhe Kryetari i Degës, koordinojnë për organizimin e mbledhjes së Kryesisë së Degës. Mbledhja e Kryesisë së Degës, të zhvillohet brenda datës 8 Mars 2019. Kryetari i Degës njofton të Deleguarin për orën dhe datën e mbledhjes së Kryesisë.

4. Kryesia e Degës dhe të deleguarit, diskutojnë:

Përgatitja për pjesëmarrje në Protestën e madhe më 16 Mars 2019, ora 11:00, në Tiranë përpara Kryeministrisë.

Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni, dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në Protestën e Madhe në Tiranë, apo në protestat lokale.

Ndarja e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë. Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh.

Parashikimi i pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 Mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët.

Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët.

Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega.

Mbledhja e Aktivit të zgjeruar të cdo Grupsekisoni në Degë, mbi modalitetet e protestës dhe nxitjen e strukturave për t’u angazhuar për pjesëmarrje në protestë.

5. Kryetarët e Degëve kanë për detyrë të njoftojnë me shkrim Sekretariatin Organizativ për realizimin e detyrave të mësipërme. Të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së njoftojnë për problematikat që hasin në degët ku janë caktuar për të punuar, si dhe mbi gjendjen e Degës dhe gadishmërinë e saj për protestat.

6. Grupet e Monitorimit janë përgjegjëse për të ndihmuar Degët që kanë nën përgjegjësi për realizimin e objektivave të mobilizimit të qytetarëve për pjesëmarrjen në Protestën e 16 Marsit. Grupet e Monitorimit janë përgjegjëse për të mbledhur informacion mbi mënyrën e organizimit të punës nga Degët për Protestën e 16 Marsit. Ato informojnë në mënyrë të përditshme, Koordinatorin e Grupit, lidhur me informacionet që marrin. Për çdo problematikë të hasur nga sot e deri në përfundimin e protestës, Koordinatorët e Grupit informojnë menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e PDSH, dhe marrin kontakt me Kryetarët e Degëve për të zgjidhur problematikën e konstatuar apo për t’i nxitur në angazhimin e Degës për mobilizimin e protestës.