osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ku gabuan fitimtarët dhe si Armando Subashi rrezikoi fitoren e Ramës

Ku gabuan fitimtarët dhe si Armando Subashi rrezikoi fitoren e Ramës

Nga Dritan Hila

Zakoni e do që të gjykohen humbësit. E megjithatë shpesh të ndihmon fati të jesh fitimtar. Sepse fitorja dhe humbja është e verbër dhe të vjen andej nga nuk e pret.

I tillë ishte Fieri. Të gjithë e mbajnë për bastion të socialistëve. Në strategjinë e Ramës, ishte qarku që do të kompensonte humbjen në qarqet e veriut. Sipas llogarive të tij, mendonte të dilte 10 me 5. Jo më kot e kishte vënë edhe Ruçin në vendin e 10-të. Besohej se edhe me fondet e hedhura në rilindjen urbane dhe bypass-in e qytetit që e lidhte shpejt me Vlorën dhe Tiranën, objektivi ishte lehtësisht i arritshëm.

Por nuk kishin bërë mirë llogaritë. Njeriu i katapultuar nga Rama në kupolën e PS-së dhe pastaj më qarkun më të madh të vendit pas Tiranës, Armando Subashi, në 6 vitet që ishte kryetar i Bashkisë së Fierit, nuk e kishte vrarë shumë mendjen për strukturën partiake. Më shumë se një post politik e shikoi si një destinacion fundor ekonomik të tij dhe si mundësi pasurimi. Me një rreth nepotik ai ja ka dalë që të shtrihet deri në kënetën e Zvërnecit.

Rrugët e qytetit janë asfaltuar sipas miqësive që ai ka me persona të caktuar dhe jo nevoja të qytetit; rrugët e fshatrave që varen nga fondet e bashkisë, pothuaj nuk janë prekur me dorë dhe oreksi i tij ka shkuar deri në dëshirën për të vendosur drejtuesit e ndërmarrjeve të rëndësisë kombëtare si Albpetroli sipas parimit topin e kam unë dhe fusha është e imja.

Politikat e Subashit ishin të tilla që vetëm kohezion nuk krijonin. Ndaj ajo që u mendua si një shëtitje e lehtë për socialistët, rrezikoi të kthehej në një Vaterlo. Gramoz Ruçin e ndihmoi vdekja e Finos që mos të mbetej jashtë dyerve të parlamentit, ndërsa rezultati 9-6 për socialistët praktikisht ishte humbje. Falë Klosit në Berat dhe Çuçit në Gjirokastër që përmbysën trendet historike të PS-së në këto rajone dhe Tom Doshit në Shkodër që gërreu PD-në, që gazi mos kthehej në vaj.

A do të pësojë ndëshkim Subashi për politikat e tij? E mira do të ishte që dikush t’iu futej letrave të tij. Së pari për të treguar që mandati i tretë nuk është amnisti për abuzimet politike dhe ekonomike. Së dyti për të ndalur krijimin e zotërve lokalë që në një të ardhme jo të largët mund t’i imponohen edhe pushtetit qendror. Dhe ajo që është më e rëndësishmja për PS-në, se zgjedhjet lokale janë te dera.

Dhe deri atëhere PD-ja do jetë pastruar nga të gjitha mëkatet dhe nuk është çudi të rrezikojë edhe Bashkinë e Fierit. Sepse dikur në Mallakastër mjaftonte të varje xhaketën në shkopin e PS-së dhe bëheshe kryetar bashkie. Por erdhi një ditë dhe e mori PD-ja. Që mos të vijë puna që fierakët të thonë “më mirë shejtani në bashki dhe Armando në shtëpi”.