ali Berisha është shprehur se grupimi opozitar që ai drejton është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo parti opozitare, përveç PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin ai nuk e quajti “parti”, por “fraksion”.
Berisha tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore dhe për këtë arsye nuk ka qenë shumë prezent në publik.
“Ne jemi të hapur, përveç partisë “Brava –Balla” jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LSI-në, po e po, dhe me çdo forcë tjetër. Unë jam optimist sepse është një kohë kur në situatën e krijuar në të gjitha aspektet, partitë kanë rolin e tyre, por shoqëria është përcaktuese dhe do të bëjmë gjithçka për motivimin e saj. Ilir Meta ka qenë edhe me disa kontrolle mjekësore nga të cilat ka dalë mirë, është kthyer, është aktiv në media dhe mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës”, tha Berisha.