Këngëtari i njohur Stresi prej disa javësh qëndron pas hekurave të qelisë, pasi u kap në një hotel me lëndë narkotike dhe i armatosur. Ai para disa ditësh habiti të gjithë duke telefonuar në emisionin “Aldo Morning Show”. Këngëtari përshëndeti të gjithë shqiptarët edhe në emër të të burgosurve të tjerë nga burgu i Fushë-Krujës.
Ajo që po bën më shumë habi është një video e postuar në rrjetet sociale nga Xhani Demika, menaxheri i VIP-ave. Në këtë video shihet Stresi dhe Xhani duke festuar në një nga clubet e natës.
“Stresi është i lirë.”- ka shkruar ai në video, por gjithçka ngelet e paqartë. Nuk dihet ende nëse ai është liruar dje në mbrëmje apo është thjesht një video që është bërë para arrestimit të Stresit.