Kombëtarja shqiptare u rikthye në Aeroportin e Rinasit pas eliminimit në Kampionatin Europian. Kuqezinjtë humbën mbrëmë ndaj Spanjës në Dusseldorf, duke mbyllur llogaritë në grupin B me vetëm një pikë, prej atij barazimi 2-2 ndaj Kroacisë.
Në Rinas nuk ka qenë i gjithë grupi i lojtarëve të grumbulluar për Europianin, pasi disa prej futbollistëve kanë vijuar në vende të tjera. Për mediat folën disa lojtarë si dhe trajneri brazilian Sylvinho i cili u ndal më gjatë për gazetarët.
Sulmuesi Ernest Muçi shpehu zhgënjimin për elimiminim, por edhe për minutat e pakta që kishte në dispozicion në tre ndeshjet e Europianit.
“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai.
Më tej për mediat foli edhe Sylvinho, i cili shprehu vlerësimin e tij për lojtarët e kombëtares dhe lojën e tyre.
“Jam shumë mirë. Ishte eksperience e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme.
E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehtë. Të gjithë ata lojtarë.”
Por braziliani nuk la pa përmendur që ne luajtëm ndaj tre kundërshtarëve mjaft të fortë në këtë turne, si Kroacia, Italia apo Spanja.
“Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur.”
Së fundmi, tekniku vlerësoi edhe performancën e tifozerisë kuqezi në stadiume dhe në qytetet gjermane ku u luajt Europiani.
“Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve.
Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë.”
Mesfushori Ylber Ramadani u ndal për një prononcim të shkurtër për mediat, ku nuk fshehu zhgënjimin për eliminimin, pasi sipas tij meritonim më shumë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
‘Kemi dashur më shumë të kualifikohemi. Tani duhet të fitonim me Kroacinë edhe dje meritonim një pikë. Trajneri na tha që ishte krenar me ne sepse luajtëm me kundërshtar të nivelit të lartë. Me Italinë shënuam golin por u tërhoqëm, por kishim shanse për një rezultat tjetër’, shprehet Ramadani.
Ndërsa mbrojtësi Elseid Hysaj tha se tani për të fillojnë pushimet.
Gjasula:
“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë.
Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë Evropian? Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.
Nota për kombëtaren? Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian”, tha Gjasula.