Mbërrin çarteri i parë nga Ukraina me gati 200 turistë duke çelur zyrtarisht sezonin veror 2021 në Shqipëri.
Këtë vit presim të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit do të ndihmojë që të kemi një sezon të plotë duke arritur shifrat e vitit 2019.
Këtë sezon pritet që të vijnë 20 avionë në javë, deri me 25 tetor. Avionët do të jenë nga Ukraina dhe Rusia.
Turistët nga vendet rusisht folëse ishin të pranishëm gjatë gjithë sezonit dimëror, duke qenë ndër të parët vende që aplikojnë turizmin gjithëvjetor në Shqipëri. Vitin e kaluar në kushtet e pandemisë nga këto vende erdhën rreth 30 mijë turistë, ndërsa këtë vit numri i tyre pritet të dyfishohet.