Neritan Sejamini thotë se ka ambasadorë në Shqipëri, të cilët me ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme për gjithçka, janë kthyer në qesharakë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se ambasadorët e marrin këtë rol në Shqipëri, sepse këtë e lejon lidershipi politik në vend, që është i korruptuar dhe kërkon të përfitojë.
“Shqipëria është vend i vogël, që është i varur nga BE dhe SHBA dhe që ne duhet të ndjekim politikën perëndimore. Kjo është në nivelin strategjik.
Ambasadorët nuk kanë as aftësinë teknike dhe intelektuale për të njohur Shqipërinë në detaje. Nuk ka mundësi një ambasadorë të marrë vendime apo këshilla, që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shumë të ndërlikuara.
Ambasadorët kanë qenë të mirë kur kanë kërkuar standarte.
Në momentin që ata hyjnë, bëjnë takime sikur janë udhëheqës, kjo është qesharake. Ky është model lindor, jo perëndimor.
Qeveritë e huaja e ndikojnë Shqipërinë për vendime të mëdha strategjike, por jo për gjëra të tjera, sepse bëhen qesharakë. Këto hapësira ja japim ne për interesat tona”, deklaroi Sejamini.