Nga Anri Bala
Ky njeri quhet Vasali P…, që çdo mëngjes, pasi i liron zinxhirin Moni, del dhe leh kundra Ramës, qeverisë, Shqipërisë, e pse jo edhe kundër kishës e xhamisë, nëse është urdhër i partisë!
Vasali, mund të sulmoi dhe Zotin, jo të tijin, sepse nuk ka dhe e ka treguar me kohë, por Zotin e të tjerëve, që nuk i kanë asnjë borxh ta dëgjojnë. Ky moralist pa moral, flet për gënjeshtra, vjedhje, grabitje, duke menduar se njerëzit janë delirant e të papërgjegjshëm si ai dhe anëtarët e çetës së tij, që akoma quhet parti. Epruvetaxhiu mjek, që kurrë nuk punoi mjek, por filtrues analizash urine, vazhdon të shpif dhe shfryej, paditur se për çfarë flet, duke na fyer ne, më ato që na ofron si “zbulime politike”, për të mirën tonë.
Marrja e flamurit të mbrojtësit të shqiptarëve, nga e zeza që po i’u përgatit Edi Rama me Europën, vetëm mendja e sëmurë e një politikani të kallëpit të tij, mund ta artikuloi. Është e paimagjinueshme, që të mendosh, se kryetari i qeverisë, së bashku me partnerët, po bëjnë një konspiracion europian në kurriz të shqiptarëve, që vetëm Vasali dhe Gërdalla e kuptojnë!
Nëse duam të futemi në Europë, duhet të jemi dhe partner në të gjitha programet dhe iniciativat e zgjidhjes së problemeve të BE-së. Por mendja e Vasalit, e kupton dhe e di mirë, se Europa nuk është rezidencë pushimesh, por një rezidencë ku mund të jetojmë së bashku, me të mirat dhe të këqija. Mirëpo Vasali ka kasetën e tij të radhës dhe as vetë nuk e kupton se çfarë thotë. Ama, ai vazhdon me idenë: “ma var nuk ma var, unë bëj punën time si …ar”, pëllas!
Një politikan si Vasali, nuk i ka hije që të gënjej, duke akuzuar të tjerët për gënjeshtar. Një politikan si Vasali, nuk i lejohet që të mos dijë as gjuhën shqipe dhe ta përkthej sipas qejfit. Kur nuk di, të paktën duhet të heshtësh, që njerëzit të mos e kuptojnë, se sa rëndë je nga shkalla e budallallikut!
Të përkthesh shqip, qendrën e kordinimit, si qendër strehimi apo karantinë, tregon se je për turp dhe nga niveli intelektual gjuhësor. Nëse e përkthen shqip-shqip, sipas dëshirë së tij, Vasali duhet ta bëj vetëm atje ku ha dhe leh dhe jo në publik, se na fyen iteligjencën, duke na thënë, se ajo që deklaroi qeveria shqiptare (që nuk ka asnjë ndryshim me atë që u tha në konferencën për shtyp), qenka e kundërta me atë që u bisedua në të vërtetë… pra një gënjeshtër.
Ngritja e një qendre për luftën kundër ekstremizmit në Tiranë, e cila në fakt ekziston prej shumë vitesh, e propozuar nga Europa të kthehej në një qendër Ballkanike, nuk mund të përkthehet kurrësesi, si krijimi i një strehe për ISIS-in. Kjo që bënë Vasali dhe ca vasal të tjerë, nuk është gjë tjetër vetëm, se një Babaleakuzë, por me thirrje të ndaluara nga “Europa që duam” dhe Vasali duhet ta dijë mirë, që quhet “ksenofobi”. Të thuash, se duhet të ruajmë Shqipërinë nga refugjatët, po i thua Italisë dhe Greqisë shporrini shqiptarët, kur ato kurrë nuk e kanë thënë dhe bërë një gjë të tillë.
Ksenofobia, është një barrë e rëndë për Vasalin plak, sepse nëse do vazhdoj ai dhe shumë patriot si ai, të flasin kundër refugjatëve dhe emigrantëve të huaj, do përgjigjen dhe dënohen shumë më rëndë se mendojnë, sepse goditjen do ta marrin emigrantët shqiptarë, kudo që janë.
Patriotët e hajdutërisë, që nuk u duhet emigrimi, emigracioni dhe emigranti, duhet të dërgohen para ligjit për thirrjet e kamufluara dhe krijimin e terreneve të ndaluara, për të kundërshtuar perspektivën europiane të njerëzve me kulturë dhe mentalitet qytetaro-europian.
Ksenofobët kuq e blu, me kauza të ekstremizmit, duket që vuajnë nga “daltonizmi”, duke mos dalluar as ngjyrën e tyre. Ndoshta Vasali me shokë, nuk ka faj, sepse ëndërron të vijë edhe njëherë atje ku ishte, tek tepsia e bakllavasë dhe qypi i mjaltit… duke bërë rolin e ariut të lidhur për hunde!/ Ekskluzive.al