Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike në Shkodër, i rezervuan një surprizë Lulit. Për vetëm dy vota plus, Xhevdet Amuli fitoi kundrejt ish-kryetarit Ramiz Çobaj.
Në zgjedhjet e degës së PD në Shkodër, të mbajtura në 1 dhjetor 2018, Xhevdet Amuli ka marrë 245 vota, ndërsa Ramiz Cobaj vetëm 243.
Por, kryetari i ri i Lulit, si fillim duhet të mësojë të shkruajë shqip. Shkodra, e cila njihet si djepi i demokracisë dhe kulturës, ka në krye të PD-së, një kryetar i cili nuk di të shkruajë.
Në një postim në rrjetet sociale, ku Xhevdet Amuli, njofton për një takim me strukturat e partisë, rezulton se kryetari i ri i Lulit nuk di të shkruajë.