Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, u ka lëshuar një ultimatum piromanëve, që me vendosjen e zjarreve kanë shkaktuar dëme të mëdha në Arëz duke rrezikuar mjedisin dhe shëndetin e banirëve përreth.
Statusi i Isait në rrjetin social Facebook:
Zjarri në Arëz prej orësh ishte sfida e forcave të MZSH, mbrojtjes civile të Bashkisë Kolonjë. Unë falenderoj gjithë ekipin që për orë e orë kanë punuar pa u lodhur. Mirënjohës pa fund! 🙏
Ndërsa dy fjalë për piromanët që papërgjegjshmërinë e kanë gjerdan krenarie në vete! Mos! Thjesht mos! Me apo pa dashje toleranca për atë që po shkaktoni do të jetë zero!
Pylli, mali, toka bujqësore, kullota, private apo jo, është e jona, dhe askush s’mundet të ndezë në të shëmtinë e rrezikut të tillë! Mos! Thjesht, mos!!!