osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryesocialisti Rama rikthen “gylenistin” Bushati në kupolën e PS dhe del hapur kundër ultimatumit të Erdogan

Kryesocialisti Rama rikthen “gylenistin” Bushati në kupolën e PS dhe del hapur kundër ultimatumit të Erdogan

Kongresi i Partisë Socialiste më 9 prill kishte edhe një rikthim, atë të Ditmir Bushatit, që ishte një nga katër folësit zyrtar. Një rikthim formal i ish-ministrit të Jashtëm që dukej një “yll” në rënie në politikën shqiptare, ku sipas burimeve të gazetës, kryeministri Rama po përgatitet që ti japë një post të rëndësishëm.

Lëvizja e kreut të qeverisë vjen në një moment “kritik” me marrëdhënien me SHBA-Turqi, pasi amerikanët e kanë vendosur kryeministrin Rama në një pozicion shumë të vështirë, përpara vizitës së, Erdogan në maj. Presidenti i Turqisë, në vizitën e tij të fundit në Tiranë, i dha një ultimatum të prerë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të likuidojë gylenistët. Por SHBA, e vendos Ramën mes dy zjarreve, pasi ka marrë në mbrojtje gylenistët.

Ditmir Bushati, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm kundërshtoi fort presionin e Turqisë, duke thënë se Shqipëria është në marrëveshje kontraktuale me NATO-në e Bashkimin Evropian, dhe se çdo ekstradim i mundshëm duhet të bëhet në pajtim me rrugët diplomatike dhe dokumentet që ka nënshkruar, por në asnjë mënyrë përmes konferencave për shtyp. Arsyeja e shkarkimit të tij në 2019, u përfol se ishte kërkesë e Turqisë.

Pra, rikthimi në skenë i ish-ministrit në këtë moment flitet se ka ardhur pasi zv.ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith ka vizituar së fundmi nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”, institucionin arsimor, të cilin Erdogan ka kërkuar vit pas viti që të mbyllet, pasi janë të financuara nga Gylen. Në postimin e tij në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, janë nxjerrë pamjet edhe të grupit të marinsave që e shoqëronin zv.ambasadorin në takimin e tij.

“Nxënësit e shkollës Turgut Ozal së fundmi mësuan për punën e diplomatëve amerikanë dhe marinsave amerikanë gjatë një takimi me Zëvendës Shefin e Misionit Demian Smith dhe oficerë të tjerë nga Ambasada Amerikane në Tiranë,” shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

Erdogan vjen në maj në Tiranë

Presidenti Recep Tajip Erdogan do të rikthehet në Shqipëri në maj në fund të muajit të Shenjtë të Ramazanit, duke paralajmëruar se qeveria shqiptare duhet të “mbarojë punë” me Lëvizjen Gulen përpara vizitës së tij, në të kundërt Turqia nuk do të vijonte ndërtimin e Xhamisë së Madhe.

Në fjalën e tij në Kuvend, Erdogan foli qartë kur tha se kjo çështje duhet të jetë zgjidhur deri në vizitën e tij të ardhshme. Deklarata e Erdoganit në Kuvend shkaktoi mjaft reagime, pasi u quajt si një ndërhyrje e një shteti të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë. “Lufta kundër organizatës terroriste FETO, është një nga ndjeshmëritë tona, së cilës i kushtojmë vëmendje të veçantë.

Dhe fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në vendin tonë vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në fushën e arsimit, të shëndetësisë, në institucionet fetare, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat.

Nëse nuk veproni menjëherë në kohë, është e pashmangshme që tentativat e ngjashme të kësaj strukture në vendin tonë të përsëriten edhe këtu në Shqipëri. Ne e kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë, një gjë e vërtetë, e cila realisht kemi paguar ne si shtet, si Turqi, një kosto shumë të rëndë”, tha ai.

Lëshimet që i ka bërë Rama dhe vijat e kuqe ndaj Erdoganit

Prej 5 vitesh Turqia këmbëngul te masat ndaj Gylen dhe kryeministri Rama ka bërë vetëm disa lëshime të vogla. Pak muaj më parë u mbyllën disa shkolla. Përmes një vendimi në shtatorin e kaluar, qeveria vendosi mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe, siç u bë publike edhe në Janar, u mbyll shkolla “Memorial International School of Tirana (MIST)”.

Gjithashtu, Rama u shpreh për gazetarët pak kohë më parë, se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh presidentit turk Erdogan dhe as Turqisë, ashtu siç edhe sipas tij as Turqia dhe as Erdogani nuk ka ndonjë borxh ndaj Shqipërisë, kur u pyet nëse do të përmbushte kushtin e Presidentit Erdogan për të sulmuar lëvizjen Gulen në Shqipëri në mënyrë që të rifillonin punimet për Xhaminë e Namazgjasë.

Si ja mbylli derën Bushati Turqisë

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova në vazhdimësi kanë qenë nën presion të presidentit Erdogan, për të dorëzuar edhe ‘gylenistë’ të tjerë që jetonin dhe punonin në këto tri shtete. Për të realizuar qëllimet e tij dhe luftën ndaj Fetullah Gulenit, Erdogan kishte dërguar për vizitë zyrtare në këto tri shtete ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu përgjatë tetorit të vitit 2018 kishte vizituar Shkupin, Prishtinën e Tiranën, prej ku kishte dhënë mesazhin e qartë se “Sulltani” kërkon edhe ‘koka’ të tjera ‘gylenistësh’. Ndaj një kërkese të tillë të drejtpërdrejtë të shtetit turk kishte rezistuar Ditmir Bushati, atëherë ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Bushati teksa kishte kundërshtuar një kërkesë të tillë të shtetit turk, kishte përmendur edhe faktin se Shqipëria është në marrëveshje kontraktuale me NATO-në e Bashkimin Evropian, dhe se çdo ekstradim i mundshëm duhet të bëhet në pajtim me rrugët diplomatike dhe dokumentet që ka nënshkruar, por në asnjë mënyrë përmes konferencave për shtyp.

“Përsa i përket çështjes që ju shtroni, përgjigja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë, por dhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me ç’ka ndodhi në Turqi, në rrethanat e grushtit të shtetit, por nga ana tjetër, është një vend anëtar i NATO-s, është një vend kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit dhe çdo politikë e tillë, ndiqet në rrugë diplomatike dhe aksesi në konferenca shtypi”, kishte thënë Bushati.

Pas ndryshimeve që ndodhën brenda ekzekutivit shqiptar, në mënyrë të papritur ndodhi deportimi i një shtetasi turk nga Shqipëria. Më 1 janar të vitit 2019 autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e mësuesit Harun Çelik, pasi i kishte përfunduar dënimi me 5 muaj burg meqenëse kishte hyrë ne Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Kjo për faktin se Çelik ishte përndjekur nga shtetit turk me arsyetimin se është pjesë e lëvizjes “FETO”.

Lista e Turqisë

Në 2016 u fol për një grusht shteti në Turqi dhe plasën me mijëra arrestime. Erdogan akuzoi armikun e tij Fetulla Gylen si autor dhe shpalli FETO si organizatë terroriste. Të gjitha institucionet që financoheshin nga Gylen u mbyllën dhe u arrestuan të gjithë mbështetësit. Ai kërkoi që të merren masa dhe në shtetet e tjera ku ata qëndrojnë. Në vendin tonë ka shumë institucione arsimore, spitalore dhe financiare të financuara nga Gylen. Erdogan ka kërkuar vit pas viti që ato të mbyllen. Por për çfarë bëhet fjalë?

Autoritetet turke kërkojnë të mbyllen shkollat e mesme të Medresesë, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Po ashtu përfshihen kolegjet turke, kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe të mesme, për djem dhe për vajza, kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal”, Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, etj. Po ashtu në listë janë 2 universitete, “Beder” dhe “Epoka”. Në listë janë dy qendra kulturore, një portal mediatik, një shtëpi botuese dhe një bankë.

Lufta për Komunitetin Mysliman

Një betejë e fortë në vendin tonë është zhvilluar për drejtimin e Komunitetit Mysliman. Në vitin 2019 u mbajtën zgjedhjet dhe mësohet se ka pasur një betejë të fortë mes mbështetësve të Erdogan dhe atyre të Gylen. Një ndër kandidatët që ishte në garë ishte Ylli Gurra, i cili pasi humbi zgjedhjet lëshoi një mesazh shumë të fortë. “Ajo çka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinjve dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin.

Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit”, tha ai. Sipas burimeve edhe Erdogan ka këtë përshtypje dhe nëse vihet re, përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman u përjashtuan nga inaugurimi i xhamisë “Et’hem Beut”, ndërkohë që janë bllokuar dhe punimet për Xhaminë e Namazgjasë pasi Ankaraja nuk pranon të japë fonde për krerët e Komunitetit Mysliman./Elmas Bogdani