Kryesia miratoi pasditen e kësaj të diele emrat e tre kandidaturave dhe kryetarit aktual për drejtimin e Partisë Demokratike, që do të mbahen më 13 Qershor.
Ata janë kryetari Lulzim Basha, dhe kandidatët Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.
Në total ishin 9 kandidaturat e shqyrtuara nga Kryesia, e cila vendosi përjashtimin e 5 prej tyre me arsyetimin se nuk kanë qenë të angazhuar mjaftueshëm në fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe nuk kanë kontribuuar për interesant politike të kësaj force gjatë kohës që kanë qenë anëtarë.
Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët dhe kryetari do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.