Gjatë samitit të mbajtur në Kroaci me temë luftën kundra krimit ndërkombëtar ka folur edhe prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions.
Duke u ndalur në bashkëpunimin dhe partneritetin mes agjencive ligjzbatuese ai ka vlerësuar atë çfarë është arritur deri më tani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar ekspertë dhe personel shtesë për të ndihmuar agjencitë ligj zbatuese.
Siç është rasti Shqipërisë ku pranë Ambasadës amerikane janë dërguar 4 prokurorë dhe disa të tjerë në Bonje Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, deklaroi numri një i akuzës amerikane.
Në fjalën e tij kryeprokurori Jeff Sessions theksoi se:
“Departamenti Amerikan i shtetit ka financuar dërgimin e ekspertëve policorë me një eksperiencë të lartë për të ndihmuar policitë e këtyre vende. Në Shqipëri kemi dërguar 4 ekspertë të tillë“, tha kryeprokurori Jeff Sessions
Kryeprokurori amerikan u ndal edhe në një operacion të suksesshëm policor të vendeve ballkanike ku merrte pjesë edhe Shqipëria
“”Policia e Kosovës e trajnuar nga personeli amerikan, kanë bashkëpunuar me policitë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë gjatë një operacioni të suksesshëm ku u arrestuan 100 persona dhe u sekuestrua 258 kilogram lëndë narkotike”, vijoi Sessions.