Dy oficerëve kanadezë u kanë rënë të fikët pas shpinës së kryeministrit Justin Trudeau gjatë një ceremonie ku mbante fjalën ky i fundit për të prezantuar komisioneren e re – e para femër që fitonte këtë pozicion.
Trudeau emëroi Brenda Lucki-n si komisioneren e parë femër të Kanadës për Policinë Mbretërore Kanadeze (RCMP)
Por gjatë ceremonisë që zgjati 45 minuta në Akademinë e RCMP në Regina, dy oficerëve u ranë të fikë dhe iu desh ndihma e të tjerëve për të dalë nga rreshti.
Një sergjent brenda RCMP tha pas ceremonisë se ishte diçka e zakonshme që anëtarëve t’u binin të fikët gjatë paradës. “Kur qëndron në paradë, duhet të qëndrosh drejt dhe i përqëndruar, dhe ndodh ndonjëherë që nuk qarkullon gjaku në tru, dhe rrëzohesh,” tha ai./ BalkanWeb