“Komunikimi me përfaqësuesit e minatorëve vazhdon, njësoj siç vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare”.
Kështu deklaroi sot, Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Kryeministri, duke folur për diskutimet që po zhvillohen për statusin e minatorëve.
Ai konfirmoi se, angazhimi i kryeministrit është maksimal.
Qeveria po harton një status të veçantë për punonjësit e industrisë së minierave.