1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Kryeministria serbe fyen rëndë shqiptarët: Njerëz të zbritur nga mali (egërsira)

Kryeministria serbe fyen rëndë shqiptarët: Njerëz të zbritur nga mali (egërsira)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, nuk ka hezituar t’i quajë shqiptarët “njerëz thjesht të zbritur nga mali”, që përkthyer nga figuracioni i shprehjes do të thotë “egërsira”.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Bërnabiç i referohet liderëve shqiptarëve të politikës.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se kryeministres së Serbisë do t’i ndalohet kategorikisht hyrja në Kosovë.

Bërnabiç ka thënë se nuk është e shqetësuar se do t’i ndalohet hyrja në Kosovë, pasi kishte deklaruar se “liderët politikë të shqiptarëve të Kosovës janë njerëz që kanë zbritur nga mali”.

“Ata me uniforma kanë qenë në mal, prej tij kanë dalë dhe janë bërë drejtpërdrejt pjesë të elitës politike në Prishtinë.

Do të më pëlqente të kishin ardhur nga sektori joqeveritar, por nuk kanë ardhur. Pacolli nuk ka ardhur nga mali dhe më habit pse është ndjerë i fyer”, ka deklaruar Bërnabiç.

Siç është shprehur ajo, “liderët e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të akuzuar për k.rimet më të rënda, por janë liruar meqë të gjithë dëshmitarët janë v.rarë gjatë gjykimit”.

“Ata janë njerëz që pengojnë qarkullimin e mallrave, ndërsa hapi tjetër është pengimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, ndonëse bëhet fjalë për vlerat më themelore qytetare”, ka thënë ajo gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin sllovak Petar Pelegrini.