Kryeministri Rama ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme plenare ditën e nesërme. Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme në orën 17:00, ku edhe pritet që të bëhet votimi i ministrave të rinj.
“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar. Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit“, thuhet në njofimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.