Përfundimi i rrugëtimit në Botërorin “Rusi 2018” për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai i ka ironizuar ata nëpërmjet një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Në fotografinë e publikuar nga kryeministri Edi Rama, shihen të dy yjet botërorë të futbollit.
Krahas fotografisë shkruhet (sikur Messi i drejtohet Ronaldos) :”Ku do i shohim ndeshjet, te shpia ime apo e jotja?
Fotografia ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e rrjetit social të kryeministrit.
Argjentina dhe Portugalia u eliminuan pas humbjeve përballë Francës dhe Uruguajit.