Kryeministri Edi Rama foli për vaksinimin e popullsisë dhe hapjen graduale. Rama e shfrytëzoi daljen në televizionin francez për të deklaruar se Shqipëria ofron pushim pa masa anticovid dhe pa detyrim të sforcuar për të mbajtur maskën.
“Shqiptarët, është një pjesë shumë e madhe e popullsisë që jeton jashtë dhe hapja e kufijve nga BE është një lajm shumë i rëndësishëm. Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet.
Kur unë flas për vaksinimin masiv dhe kur flas për ritmin e vaksinimit, unë mendoj për statistikat evropiane, ku Shqipëria është ndër vendet e para. Pasi kur erdhi ditën e shkuar shifra prej 862 mijë dhe për një vend me popullsi të tillë.
Për Evropën do të thoja që është e trishtë, sepse të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kishin akses në shpërndarje. Ne jetojmë me Evropën, ne jemi të rrethuar nga kufijtë evropianë, të shikosh që të tjerët po vaksinohen dhe të mos kesh një perspektivë është vërtetë shumë. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat.
Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët”, tha Rama.