Teksa të gjitha mediat ziejnë nga lajmi i grabitjes spektakolare të ditës së djeshme në Rinas, kryeministri Rama e ka nisur ditën si zakonisht duke uruar mirëmëngjes me një ndër arritjet e radhës të qeverisë së tij.
Kryeministri Rama ka publikuar një video ku na tregon transformimin që kanë pësuar shkollat publike vitet e fundit.
“MIRËMËNGJES — dhe me këtë pjesëz nga transformimi i shkollave publike që vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë –”, shkruan Rama.