Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend, ku dy çështjet e rëndësishme në rendin e ditës:interpelanca e opozitës së re,me ministrin e Brendshëm Lleshaj për sigurinë pas grabitjes së Rinasit dhe debati për mocionin e votuar nga Holanda për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Mirëpo para fillimit të Kuvendit kryeministri Rama e ka nisur ditën si zakonisht duke ndarë suksesin e radhës të qeverisë që ai drejton.
“MIRËMËNGJES –dhe me këto pamje nga Divjaka e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë –”, shkruan Rama krahas videos.