Ndërkohë që opozita pritet të zhvillojë sot protestën e radhës para parlamentit, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga hapësirat e transformuara të Shkollës Jordan Misja (Liceut) në Tiranë.
Me publikimin e këtyre pamjeve Rama i uron ditë të mbarë ndjekësve të tij.
‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara të Shkollës Jordan Misja (Liceut) në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.
Sakaq, kujtojmë që në orën 9:30 priten të mblidhen protestuesit e opozitës para parlamentit, ndërkohë që në orën 10:00 mazhoranca ka njoftuar seancën plenare.