Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë ku ka bërë me dije se seriali i famshëm hollandëz “Kush është i infiltruari”, është realizuar në Shqipëri.
Rama tregon se mundësitë që Shqipëria të përzgjidhej për realizimin e këtij seriali ishin të pakta, mirëpo trupa e xhirimit gjatë një vizite pak ditore në vendin tonë u afeksionuan pas Shqipërisë.
Në fund të statusit të tij kryeministri shton se sezoni i ardhëm do të jetë një “boom” me turistë holandez dhe të gjithë duhet të bëhen gati.
Postimi i plotë:
NJË LAJM I BUKUR
U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality shoë-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve
Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre
Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm