osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryeministri Rama homazhe për një ndër figurat e ndritura shqiptare: Ndërroi jetë i ri!

Kryeministri Rama homazhe për një ndër figurat e ndritura shqiptare: Ndërroi jetë i ri!

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot homazhe për një ndër firmëtarët e Pavarësisë, Pandeli Cale, i cili humbi fatkeqësisht jetën në një spital të Selanikut si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Postimi i plotë:

HOMAZH

PANDELI CALE, firmëtar i Pavarësisë, ndërroi jetë në një spital të Selanikut më 1923, në muajin më të nxehtë të atij viti. E nxehtë pati qenë mikroklima e gjithë jetës së tij, e cila mes furtunave dhe rrebesheve të historisë shqiptare, u dallua për nga shqiptaria, oborrësia dhe burrëria.

I kish marrë që në familje këto virtute zoti Pandeli, në një shtëpi shumë të vjetër e nga më të dëgjuarat e Korçës. I kish sprovuar më pas, përmes shkollimit të spikatur në Misir e falë udhëtimeve ndriçuese nëpër siujdhesat e botës mesdhetare. Ishte i kalitur në gjuhë të huaja e i stolisur me çka i duhej një zotërie për të shkëlqyer në kryeqytetet e Orientit e të Oksidentit. Kjo fotografi e papublikuar më parë e dëshmon këtë bukur mirë më duket.

Megjithatë, në vend të rehatllëkut mes librave e pasurive, Pandeli Cale, që do të kishte jetuar fare pa kokëçarje falë çifligjeve të trashëguara, zgjodhi të regjej e të sprovohej në shërbim të vëllezërve të tij shqiptarë. I ri ndërroi jetë, por edhe fare më i ri ndërroi frakun allafrënga me fustanellën dhe gunën e komitit. Me nj’anë shkrepte martinën në male me Mihal Gramenon e Themistokli Germenjin, Llambi Bimblin, Sali Butkën e Ferit Frashërin, m’anën tjetër mprehte në kallamar penën, me të cilën u hartuan memorandumet e krerëve shqiptarë për t’ia dalë ëndrrës së mëmëdheut të mosvarur.

Bukureshti e Korça bashkë e dërguan delegat në Kongresin e Vlorës të 28 Nëntorit 1912, për të firmosur Pavarësinë. Myslimanë e të krishterë, gegë e toskë i dhanë pëlqimin si ministër, në të parën qeveri të mosvarme shqiptare. I mprehtë në mendime, njerëzor, por kryelartë që nuk e negocionte lartësinë e zotnillëkut të vet, thonë se bëri plot miq po jo pak armiq, e kësisoj provoi edhe kolltukun e zyrës ministrore edhe akullsinë e qelisë së burgut.

Parlamentar në kuptimin më të lartë të fjalës dhe mundimtar në kuptimin më të plotë të patriotit, ai e përfaqësoi Korçën dhe Shqipërinë si politikan i shquar dhe njeri i përkushtuar. Vlera e tij doli e plotë në pah gjatë viteve sfilitëse të Luftës së përbotshme dhe Konferencës së Paqes, e sidomos, kur bashkë me Fan Nolin, Hilë Mosin, Dr. Adamidi-Frashërin, ia dolën të anëtarësojnë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920.

Pasi vdiq në dhe të huaj nga një sëmundje e pashërueshme, të gjithë shqiptarët, e jo vetëm ata të Korçës, e deshën pranë. Ia sollën eshtrat e ia ormisën pak kohë pasi ndërroi jetë, në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes. Dedikimi i përmortshëm që Hilë Mosi mbajti me solemnitet të madh në momentin e lamtumirës për këtë personalitet, e dalloi më së miri vendin që i kish bërë vetes, në zemrën dhe kujtesën e mbarë patriotëve, i ndjeri Pandeli Cale.

#TëPAHARRUESHËM