Kryeministri, Edi Rama ka uruar mirëmëngjes duke lajmëruar se së shpejti qytetarët do të kenë një spital të ri me standarde bashkëkohore. Sipas videos që ka hedhur kryeministri në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, 7 salla operacioni do të jenë me pajisje moderne dhe do të vendosen 120 shtretër të rinj. Janë shpenzuar 8,8 milionë euro për rikonstruktimin e brendshëm të spitalit dhe vendosjen e aparaturave më të sofistikuara të teknologjisë së lartë, sipas kryeministrit.
Gjatë mëngjesit të sotëm, ministrja Manastirliu ka parë procesin e rregullimit të spitalit, që do të jetë së shpejti gati.