Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një deklaratë të ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila njofton për rimbursimin e penaliteteve të vendosura për shkak të tejkalimit të afateve të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Gjithashtu kryeministri bën thirrje që shtetasit shqiptarë të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve nëpërmjet postës.
“Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, njofton për rimbursimin e penaliteteve të vendosura për shkak të tejkalimit të afateve të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Ftohen të gjithë shtetasit shqiptarë të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve nëpërmjet postës.”, njofton kryeministri Rama.