Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se me datë 10 dhjetor nisin aplikimet për thirrjen e III-të, të Programit IPARD II në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale. “Vazhdoni të bëheni pjesë e kësaj nisme mbështetëse dhe nëse s’e keni bërë deri tani, ky është momenti juaj”, shton më tej Rama.
Postimi i ramës
Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e aplikimeve më datë 10 dhjetor, për thirrjen e III-të, të Programit IPARD II në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale. Deri tani ky program ka rezultuar transformues dhe me një ndikim të madh në rritjen e standardeve në sektorin e bujqësisë në vendin tonë
Vazhdoni të bëheni pjesë e kësaj nisme mbështetëse dhe nëse s’e keni bërë deri tani, ky është momenti juaj
????Ndiqni, të mërkurën më 9 dhjetor, ora 12:00 nëpërmjet Facebook tek Frida Krifca dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural sesionin informues ku adresohen të gjitha pyetjet për të kryer aplikime të suksesshme.