osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryeministri Rama: 1950 çështje trajtohen çdo muaj, efikasitet maksimal i bashkëqeverisjes

Kryeministri Rama: 1950 çështje trajtohen çdo muaj, efikasitet maksimal i bashkëqeverisjes

Deri tani, 58 220 persona e kanë vizituar deri tani platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, ku janë ngritur 22 553 ankesa vetëm në rubrikën “Ankesa ime”, gjë që dëshmon efikasitetin maksimal të platformës.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet nga salla e mbledhjeve të qeverisë në kuadër të 1 vjetorit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

“Po të kemi parasysh se janë mesatarisht 1950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe për të cilat ka interesim dhe përgjigje brenda 10 ditëve, ky është evolucion në raportin e qeverisë dhe shtetit me qytetarin, pasi këto çështje do të mbeteshin pezull çdo muaj”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi praninë në këtë takim të qytetarëve që kanë gjetur zgjidhje përmes kësaj platforme. “Na ndihmoni për të përcjellë përmes dëshmisë, pamjes dhe zërit tuaj, faktin se platforma e bashkëqeverisjes është instrumenti në duart e qytetarëve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi pritshmërinë e lartë nga platforma e bashkëqeverisjes, e cila sipas tij, “funksionon dhe na ndihmon jashtëzakonisht shumë, që jo vetëm të gjendemi pranë njerëzve, por dhe të ndjekim historinë e punës në zyrat e administratës, për të identifikuar çdo rast vonesash apo zvarritjesh”.

Kryeministri theksoi se platforma nuk është gjë tjetër veçse transformimi teknologjik i zyrave të marrëdhënieve me qytetarët apo zyrave të ankesave në çdo ministri.

“Të gjitha institucionet kanë pasur historikisht zyra të marrëdhënieve me publikun dhe zyra pritjeje dhe ka qenë një eksperiencë shumë e hidhur për çdo qytetar që ka bërë shumë ecejake dhe ka pritur e nuk ka marrë dot kurrë përgjigje”, shtoi Rama.

Sot, sipas tij, në 3 minuta ata mund të adresojnë problemin jo te një zyrë fizike, por drejtpërdrejt tek ministri përkatës.

Kryeministri theksoi se përveç 22 553 ankesa në rubrikën “Ankesa ime” ka edhe ankesa në kategori të tjera si interpelancat, opinionet etj./ATSH